Aplikimi online për provimet e maturës shtetërore të vitit 2019, do të nisin që në muajin janar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur zhvilloheshin në muajin mars.

Nga data 7 deri më 15 janar maturantët duhet të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z në portalin ‘e-albania’ dhe më pas aplikimin në portalin “Matura Shtetërore 2019” në periudhën 16 janar deri në 6 shkurt”, sipas planit të përcaktuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit për të gjitha njësitë arsimore në vend”, thuhet  në rregulloren për këtë maturë.

“Na kanë lënë shumë pak dmth, ne ende jemi duke menduar se çfarë do të zgjedhim. Akoma se kemi ndarë mendjen, ka edhe qe e kanë menduar çdo zgjedhin por unë akoma jo për vete”, tha një studente.

“Nuk mendoj sa kohë duhet të zgjedh për lëndën, e kam ndarë mendjen.

“Shpejt është, do ishte më mirë në fund te vitit shkollor, që të mos gabosh në zgjedhje”.

“Jo nuk është koha e mjaftueshme, është shpejt janari”.

Edhe pse në rregullore thuhet se brenda datës 24 dhjetor në faqen zyrtare të QSHA-së dhe Ministrisë së Arsimit do të shpalleshin formularët dhe udhëzuesit për plotësimin online, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as dy ditë më vonë nga afati. Si dhe këtë vit maturantët nuk do të kenë më 5 provime, por do t’i nënshtrohen një provimi më pak, pasi nga dy lëndë alternative do të zgjedhin vetëm 1.

Top Channel