Historiani Allan Lichtman, ishte ndër të paktet njerëz që parashikuan fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016. Tani ai parashikon një Impeachment në vitin 2019.

Lichtman, shkencëtar politik në American University në Washington, u një yll mediatik pas prognozave të tij se Trumpi do të triumfonte në zgjedhjet presidenciale, thotë DW.

Presidenti është mbështetur deri tani tek Kongresi i kontrolluar nga republikanët, sepse ai i ka bllokuar procedurat për largimin e presidentit nga posti. Por me fitoren e shumicës nga demokratët, në nëntor të këtij viti, gjendja ka ndryshuar tërësisht.

Demokratët kanë tani në Dhomën e Përfaqësuesve 30 mandate më shumë. Ndërkohë që për nisjen e procedurave kundër Trumpit mjafton vetëm një votë më shumë.

Tema “Impeachment” ka qenë në SHBA për një kohë shumë të gjatë një zonë gri, ndërsa tani mund të shndërrohet në realitet, mendon historiani.

Ai arsyeton se nëse hetimi i drejtuar nga Robert Mueller sjell dëshmi të qëndrueshme kundër Trumpit, atëherë baza e demokratëve do të kërkojë ngritjen e një aktakuze ndaj kreut të shtetit, ndaj raporti i Muellerit mund të përbëjë një rrezik të madh për të.

Top Channel