MotoGP, Rossi nuk pranon të tërhiqet, edhe nëse fiton titullin e 10

26/12/2018 16:37

14 Shkurtin e vitit të ardhshëm, Valentino Rossi do të festojë 40-vjetorin e tij të lindjes, por kjo nuk e pengon pilotin italian të MotoGP-së që të vijojë garimin në këtë botëror.

Nëntë herë kampioni i botës, në të vërtetë e ka shtyrë për më vonë afatin e tërheqjes së tij nga garat, e këtë e deklaroi në një intervistë për “Speedëeek”.

“Nuk kam marrë ende ndonjë vendim. Janë disa gjëra me të cilat do të përballem kur të vijë momenti”, tha Rossi, i cili ka një kontratë me Yamahën edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2020.

Objektivi i Valentino Rossit është padyshim fitimi i titullit të 10 kampion bote për pilotë, me italianin që shtoi se nuk tërhiqet edhe nëse e arrin këtë objektiv.

“Bëhet fjalë vetëm për shifra që nuk kanë shumë rëndësi. Do të vazhdoj garimin edhe nëse e fitoj titullin e 10 botëror, – shtoi Rossi. – Kjo sepse, ashtu siç e kam thënë edhe herë të tjera, unë garoj për t’u argëtuar dhe për të fituar, e nëse do të vijë edhe titulli i 10 do të jem më se i lumtur”.

Top Channel