Arrestohet “babai që kërkon drejtësi për vrasjen e të birit”, protesta të shumta në Banja Luka

26/12/2018 00:42

Policia shpërndau me vështirësi aktivistët e mbledhur në sheshin qendror në qytetin veriperëndimor serb të Banja Lukës të martën, pas arrestimit të një njeriu që kishte udhëhequr protestat duke kërkuar të vërtetën për vrasjen e djalit të tij.

Davor Dragicevic, i cili akuzoi autoritetet në Republikën Serbe të Bosnjës, për fshehjen e vrasjes së djalit të tij David për arsye politike, u arrestua herët të martën, kur policia bastisi shtëpinë e tij pasi nuk u paraqit për seancën e pyetjeve.

Policia tha se ishte arrestuar për arsye sigurie, ndërsa ata ndaluan për disa orë edhe ish-gruan e tij, si dhe disa protestues të tjerë, duke përfshirë politikanë të opozitës, dhe një gazetar që fotografonte Dragiceviçin duke udhëtuar për në spital.

Dragiceviç tha se djali i tij 21-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në mars në një kodër në Banja Luka, u rrëmbye, u torturua dhe u vra brutalisht. Prokuroria përfundoi hetimin e saj, por askush nuk u shpall fajtor për vrasjen.

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe zyra e mbikëqyrësit ndërkombëtar të paqes në Bosnje shprehën shqetësime rreth arrestimeve dhe u kërkuan të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna.

Top Channel