Java e 18 e Serie A është mbyllur me superndeshjen e kësaj të mërkure mes Interit dhe Napolit, të luajtur në “San Siro”, e që përfundoi me rezultatin 1-0 të zikaltërve.

Një fitore shumë e përvuajtur, por që u arrit falë ngjarjeve të ndodhura në kohën shtesë.

Ai që vendosi fatet e takimit ishte Lautaro Martinez, i cili me të majtën e tij mposhti portierin napolitan në minutën e 91-të, me këta të fundit që luanin prej thuajse 10 minutash në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq të Koulibalysë. Shkak i ndëshkimit ishte ironia drejtuar arbitrit Mazzoleni.

Senegalezi, i cili ishte më i miri në fushë, kishte shpëtuar shumë më herët një rast të artë nga Icardi, në minutën e 43-të, ndërkohë që Asamoah i Interit shpëtoi vendasit nga rreziku “Zielinski” në minutën e 89.

Në kohën shtesë, pas shënimit të golit, edhe Insigne u ndëshkua me të kuq, duke e lënë Napolin me 9 vetë dhe plot 9 pikë diferencë nga Juventusi kryesues, sikurse edhe 5 pikë larg Interit të vendit të tretë.

Top Channel