Wake Up/ 3 gjyqtare femra nga Shqipëria me stemën e FIFA-s

26/12/2018 12:55

Tri gjyqtare shqiptare certifikohen nga FIFA. Fatjona Borova, Erinda Kume dhe Emanuela Rusta, janë zyrtarisht treshja e parë e gjyqtareve femra nga Shqipëria me stemën e FIFA-s.

Duke nisur prej sezonit 2018-2019, gjyqtaret femra shqiptare do të përfshihen në listën e FIFA-s për të drejtuar ndeshjet në kompeticionet e ndryshme europiane e botërore.

Ato do të drejtojnë fillimisht ndeshjet eliminatore në futbollin e femrave, si dhe ndeshjet e nivelit para eliminator në Kupat e Europës.

Top Channel