E premte, 04 Janar 2019
23:51
Acari “zapton” Europën, shpëtojnë vetëm Spanja e Portugalia

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të Maqedonisë. Për shkak të tyre, banorët e fshatit malor Cërni Vërv, të komunës së Studeniçanit, janë bllokuar dhe nuk arrijnë të lëvizin dot.

23:37
Veriu “pushtohet” nga ngricat, disa akse nacionale kalohen vetëm me zinxhirë

Reshjet e dëborës përfshinë një pjesë të mirë të vendit, në veri dhe jug, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes pati vështirësi në disa prej akseve rrugore.

23:14
Karius harron gafat, mbyll vitin me një “super pritje” (Foto)

Portieri gjerman i Liverpoolit, Loris Karius kaloi një vit të turbulluar, duke përfunduar shpesh në qendër të kritikave, për shkak të gafave në katërkëndëshin e portës.

22:56
Ervini, fituesi i edicionit të parë të “Hell’s Kitchen Albania”

Ervini është fituesi i edicionit të parë të “Hell’s Kitchen Albania”.

22:54
“Drithërima” në “Hell’s Kitchen”, si e presin Sileone dhe Ervini emrin e fituesit?!

Shërbimi i darkës së fundit ka mbaruar. Ervini dhe Sileone kanë dhënë maksimumin e tyre, si shefa të kuzhinës së djallit.

22:28
“Hell’s Kitchen”/ E papritur, Shef Renato i propozon Anit në kuzhinë…

Si ndihmës të dy shefave të rinj, në kuzhinën e Hell’s Kitchen u rikthyen 6 ish-konkurrentë, ndër të cilët edhe Ani.

22:22
“Hell’s Kitchen”/ Sileone në kuzhinë si një Shef i vërtetë

Sileone ka qenë më i organizuar se kurrë, ai është përpjekur gjatë darkës të japë maksimumin e tij edhe pse hera herës emocionet e garës kanë mbizotëruar.

22:06
Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Elbasan-Peqin

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, 41 vjeçari A. B. banues në Kuçovë, ka aksidentuar për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.

21:58
“Hell’s Kitchen”/ Sileone në finale përballë Ervinit, reagimi i tij…

Shefi dhe njëherazi finalisti i dytë i Hell’s Kitchen është Sileoni, i cili do të jetë përball Ervinit për çmimin e fituesit të “Kuzhinës së Djallit”.

21:46
Brunilda dështon në sfidë, eliminohet nga “Hell’s Kitchen”

Brunilda ende pa shërbyer menunë e sfidës në restorant, është eliminuar.

21:26
“Hell’s Kitchen”/ Renato hap petët, habitet Brunilda

Renato ndihmon Brunildën, për të hapur petët e lakrorit.

21:19
“Hell’s Kitchen”/ Zamira Kita merr “frerët” në kuzhinë

Sfida e 3 konkurrentëve, që po garojnë për pozicionin e dytë të finalistit, po zhvillohet në pazarin e Korçës.

21:09
“Hell’s Kitchen”, 4 konkurrentët festojnë në Korçë para finales

4 konkurrentët Hell’s Kitchen kanë mbërritur në këtë fillim viti në Korçë.

20:40
Lëkundje të forta tërmeti në jug të vendit

Lëkundje të forta janë ndjerë mbrëmjen e së shtunës në jug të Shqipërisë.

20:34
Fiks Fare/ Infermierja nuk shkon në punë, pas investigimit të Fiksit pezullohet nga detyra

Nurie Nerguti u pezullua nga puna si infermiere në fshatin Gjegjan Kukës, pasi nuk paraqitej në punë. Rasti u zbuluar nga Fiks Fare pas denoncimit të banorëve të fshatit të cilët për një injeksion të thjeshtë detyroheshin të shkonin në Kukës.

20:24
Bixhozçinjtë më të mëdhenj në botë

Las Vegasi mund të jetë sinonim me bixhozin, por ekspozita më e madhe e bixhozit mbahet në Londër. Kompanitë paraqesin në një panair produktet më të fundit që janë dizenjuar për t’u marrë paratë lojtarëve, që nga aplikacionet, makineritë e kazinove e deri te lojëra bixhozi në realitete virtuale.

20:11
Ekspozita e Anila Katit; Vjen për publikun pas 3 dekadave emigrim

Ajo njihet si një ndër vajzat më të bukura të Tiranës së viteve 70. Por jeta e saj nuk ishte ashtu si një ëndërrimtare e re dhe e bukur si ajo dëshironte në atë kohë.

19:59
PS kërkon koalicione; Në zgjedhjet lokale s’do të hyjnë të vetëm

Ndryshe nga sa bënë në zgjedhjet e kaluara parlamentare, socialistët janë të gatshëm ta ndajnë me aleatët tepsinë e pushtetit vendor. Për zgjedhjet e ardhshme të 30 qershorit, Partia Socialiste do të riaktivizojë koalicionin me aleatët e saj të Aleancës për Shqipërinë Europiane, me të cilët do të bashkëpunojë përsa i përket përbërjes së këshillave bashkiakë.

19:52
Ndërpreu kontratën me Flamurtarin, mesfushori pranë firmës me Partizanin

Vetëm paraditen e sotme u njoftua se ndërpreu me marrëveshje kontratën me Flamurtarin, por tashmë mesfushori Alessio Hyseni është shumë pranë nënshkrimit me një tjetër klub të Superiores.

19:37
Skadimi i pasaportave; Askush nuk lejohet të dalë jashtë vendit në 3 muajt e fundit

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ka një pasaportë afati i së cilës mbaron brenda 3 muajve, duhet të aplikoje për pasaportë të re biometrike, pasi nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve të vendit.

19:14
Kryeministrja serbe: Beogradi dhe Prishtina, larg kompromisit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se nuk sheh asnjë shenjë të arritjes së kompromisit me Kosovën, por ai duhet të arrihet nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

18:52
Emri i Maqedonisë, Zaev kërkon votën e shqiptarëve

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev kërkon votën e shqiptarëve për ndryshimet kushtetuese që do të zgjidhnin ngërçin e emrit me Greqinë, e do t’i hapnin rrugën integrimit euroatlantik.

18:16
Senati i SHBA, s’pranon kandidaturën e Trump për ambasadore në Shqipëri

Sipas ndihmësve në Komisionin e Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme, kandidatura e Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten Presidentit Donald Trump.

17:30
Agim Krajka, kompozitori i rinisë, të dielën në “Exclusive”

Ai kompozoi për të gjithë. Krijimtaria e tij bashkon artistë të melodisë dhe valles popullore, muzikën më të mirë të filmave shqiptare dhe simfoninë. Për dekada i shkroi gjyshes dhe dashurisë.

17:18
Rama feston me Thaçin: Qoftë viti i krejt shqiptarisë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Instagram një foto me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Krahas fotos së publikuar, Rama shkruan edhe një urim për Kosovën dhe Shqipërinë.

17:03
Finalja e “Hell’s Kitchen”, sonte në Top Channel

Hell’s Kitchen Albania, vjen të sonte në Top Channel në orën 21:00 me episodin final të sezonit të parë.

17:02
Fatjon Jusufi, goditja e parë e Partizanit në merkato

Partizani po lëviz në merkato për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë në mënyrë që trajneri Gega të ketë një grup të kompletuar për t’i udhëhequr të kuqtë drejt titullit kampion.

16:37
Debate për “Lista e Shindlerit”; Filmi falas në kinematë gjermane, zemërim në mesin e AfD

Një kinema gjermane shkaktoi zemërim mes anëtarëve të partisë Alternativa për Gjermaninë pasi i ofroi hyrje të lirë në shfaqjen e filmit të vitit 1993, “Lista e Shindlerit”.

16:19
NBA, fitojnë skuadrat teksane

Houston paralajmëron ekipet e mëdha të NBA. skuadra teksane duket se është rikthyer në formën më optimale dhe këtë e tregoi në përballjen me Golden State të cilën e mundi në Oracle Arena me rezultatin 135-134 pas kohës shtesë. James Harden pas një periudhe jo të mirë u shfaq sërish në standardet e ti duke e mbyllur këtë sfidë me 44 pikë, 10 topa në tabelë e 15 assist.

15:34
Nga acari, në shtëpi! Sigurohet strehë e ushqim për familjen që jetonte në trotuar

Pasi jetuan më shumë se dy javë në trotuar, mbrëmja e së enjtes rezervoi një surprizë për Ruzhdi dhe Suzana Kojkun. Në ato kushte të vështira, me temperatura nën zero gjatë natës, edhe shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik.

15:22
Streha për të pastrehët! U ndërtua për të ndihmuar “banorët e trotuareve”

Të 63 vitet e jetës së Abaz Dukës kanë kaluar mes izolimit dhe hapësirës. 20 vite Abazi ka qenë i burgosur, e pas burgut përfundoi në rrugë.

15:17
“Sporti të shëron nga bastet”. Psikologët: Të varurit nga kumari po vuajnë

Psikologët i cilësojnë pikat e basteve si vatra të degradimit të familjes dhe shoqërisë. Sipas tyre, mbyllja e këtyre pikave më 1 janar, me fillimin e këtij viti, ka shkaktuar nervozizëm te personat e varur nga lojërat e fatit.

15:03
Bastet vazhdojnë nga jashtë. Kompanitë e huaja “online” nuk janë bllokuar

Kur kanë kaluar 4 ditë nga shpallja e paligjshme e lotarive sportive, bastet “online” në faqe të huaja vijojnë të jenë të hapura.

14:58
50 ditë pa topin në këmbë, por me byzylykun në kavilje

Për Nicklas Bendtner ka nisur periudha 50-ditore e kryerjes së dënimit me “arrest shtëpie”, pasi është përleshur dhe i ka thyer nofullën një taksixhiu, shtatorin e shkuar.

14:53
“Football Leaks”, Man City kërcënohet nga UEFA

Skuadra kampione e Anglisë, Manchester City rrezikon seriozisht përjashtimin nga kompeticionet europiane, për mosrespektim të rregullores së “Fair Play”-t financiar.

14:02
Nuk respektuan semaforin e kuq, policia i gjobit (VIDEO)

Përmes një videoje të publikuar për mediet, Policia Rrugore e Tiranës tregon se numri i shkeljeve të konstatuara në rrugët e kryeqytetit mbetet i lartë, e për rrjedhojë edhe rreziku për t’u përfshirë në një aksident.

13:21
Ulja e tatimfitimit për bizneset, Rama viziton një prej sipërmarrësve

Paketa e re fiskale, që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, parashikon uljen e tatimfitimit nga 15% në 5% për bizneset me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë. I shoqëruar nga ministri i Financave, Ahmetaj, kreu i Qeverisë vizitoi një nga sipërmarrjet që përfitojnë nga kjo ulje e taksës.

13:02
KQZ, thirrje partive: Respektoni afatet, jo regjistrime përtej ligjit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikujtoi partitë politike se kanë kohë deri më 18 mars për të propozuar komisionerët e Zonave të Administrimit Zgjedhor, ndërsa afati për komisionerët e Qendrave të Votimit është data 30 maj.

12:56
Kryemadhi, me gjimnazistët: Rezolutë për reformim të arsimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të premte një bashkëbisedim me gjimnazistët, për problemet e tyre në shkolla.

12:51
Organizonte lojëra fati, procedohet 26-vjeçari në Mallakastër

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj një 26-vjeçari, të akuzuar për “organizim të lotarive të palejuara” dhe “vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi kishte përshtatur biznesin e tij për zhvillimin e lojërave të fatit.

12:35
Gjermani, politikanët bien prè e sulmeve kibernetike

Dokumente të brendshme dhe detaje personale që u përkasin qindra politikanëve janë publikuar “online”.

12:17
Durrës e Vlorë, moti i keq sjell vonesa në mbërritjen e trageteve nga Italia

Moti i keq ka shkaktuar vonesa të theksuara në mbërritjen e trageteve nga portet italiane në atë të Durrësit.

12:12
Marrëveshjet Shqipëri-Greqi, Ministria e Jashtme greke komenton ndryshimet në qeveri

Për herë të parë pas ndryshimeve në kabinetin “Rama”, i pyetur në një intervistë radiofonike se çfarë shënon ndryshimi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, ministri plotësues i Jashtëm Jorgos Katrougkalos është shprehur se zhvillimet e fundit kanë lënë pas marrëveshjen me Shqipërinë, e cila kishte arritur në nivele të kënaqshme gati për zgjidhje.

12:07
Ullinjtë e bregut, dëmtohen pemët. Nuk ka treg për vajin

Të paktën 18 mijë rrënjë ulliri, nga më shumë se 100 mijë të tilla, po japin prodhim pa asnjë shërbim në kodrat e Piqerasit dhe Lukovës.

12:03
Ndryshime në Policinë e Shtetit, paralajmërohen edhe drejtorët e qarqeve

Pas emërimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, kanë nisur për herë të parë lëvizjet në Policinë e Shtetit.

11:58
“Pabuk” kërcënon Tajlandën, bllokohen mijëra turistë

Turistët kanë mbetur të bllokuar në ishujt tajlandezë të premten, ndërsa stuhia tropikale “Pabuk” po i afrohet mbretërisë, duke bërë që të mbyllen aeroportet dhe të ndalen udhëtimet me tragete, si pasojë e reshjeve të dendura dhe dallgëve gjigante.

11:54
Dy lagje të reja në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi

Dy lagje të reja këtë fillim viti kanë marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Ndonëse periudhë festash, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë kryer një tjetër investim të rëndësishëm për të rritur cilësinë e shërbimit me ujë të pijshëm për banorët e Tiranës. Falë këtij investimi, banorët në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Botanik kanë tashmë një rrjet të ri të ujit të pijshëm.

11:53
Majlinda Bregu nis detyrën si Sekretare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pas emërimit të saj nga ministrat e Jashtëm të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore.

11:48
PD, Teliti: Mbi 15 mijë biznese falimentuan në 2018-n

Viti 2018, sipas Partisë Demokratike ishte një nga më negativët e qeverisjes “Rama”, për sa i përket ekonomisë. Selia blu nënvizon numrat e bizneseve të falimentuara.

11:42
Bora zbardh edhe Dhërmiun (FOTO / VIDEO)

Dhërmiu është një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë gjatë verës.

11:31
Ekranet, të dëmshme për fëmijët? Ja çfarë sugjeron studimi britanik

Thonë se përdorimi i tepërt i ekranëve nga fëmijët është i dëmshëm, por pak prova ka për ta vërtetuar këtë.

11:17
Moti “ndan me thikë” Europën: Lindje e acartë, Perëndim i thatë e me diell

E gjithë Europa do të përballet me reshje bore dhe acar, ndërsa disa rajone qendrore dhe lindore janë mbuluar që prej Vitit të Ri me një “tapet” bore.

11:07
Dy blerjet e Kukësit, Gjici: S’dua më justifikime; Shkurtaj: Dua titullin e kombëtaren

Skuadra e Kukësit e ka nisur merkaton dimërore me dy blerje të rëndësishme për vazhdimësinë, si Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj.

10:57
Ndahen “Globe Soccer Awards”, triumfon Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ndërpret serinë e triumfeve të Luka Modriç sa u përket çmimeve indidviduale.

10:39
Makina del nga rruga, përplas 3 këmbësorë. Njëra gjen vdekjen e menjëhershme

Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 9:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, mes Konispolit e Ksamilit.

10:24
Moti pengoi palombarët, del në breg trupi i pajetë i peshkatarit

Pas 4 ditësh kërkimesh, është gjetur më në fund trupi i pajetë i peshkatarit të zhdukur prej mbrëmjes së 31 dhjetorit.

10:17
Reali ngec me Villarrealin, barazon 2-2 dhe mbetet 7 pikë larg Barçës

Në ndeshjen e prapambetur të javës së 17 të La Ligës në Spanjë, Villarreali ka arritur të ndalë Realin e Madridit, i cili ëndërronte ngjitjen në vendin e tretë, por barazimi 2-2 nuk ia dha këtë mundësi.

10:11
Premier League, City ndal Liverpoolin duke i shkaktuar humbjen e parë

Manchester City ka rihapur kampionatin anglez, pas fitores 2-1 në “Etihad Stadium” përballë Liverpoolit, kryesues dhe i pamundur në 20 javët e para të sezonit.

09:26
Shpërthim në bankomat, grabiten paratë në Urën Vajgurore

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 2:24, në filialin e një banke të nivelit të dytë në Urën Vajgurore.

09:19
Buxheti, demokratët sfidojnë Trumpin për t’i dhënë fund bllokadës

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, e kontrolluar tashmë nga demokratët, ka votuar për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, por lëvizja ka shumë gjasa të bllokohet nga presidenti Trump.

09:14
Aeroportet e Londrës, miliona paund për mbrojtjen nga dronët

Aeroportet britanike Gatwick dhe Heathrow do të shpenzojnë miliona paund në teknologjinë “antidrone”, pas problemeve të shkaktuara në Aeroportin e Sussexit pak para Krishtlindjes.

09:08
Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës për të shmangur përmbytjet

Në ditën e parë të punimeve për ndërtimin e dy tuneleve nëntokësore, që shërbejnë për largimin e ujit në rast përmbytjeje në segmentin e autostradës Tiranë-Qafë Kashar, qarkullimi i mjeteve po bëhet në një korsi në pjesën ku po ndërhyhet.

09:00
Ngrica nëpër rrugë, në disa akse duhen zinxhirë

Në Qarkun e Shkodrës, temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero mbrëmjen e kaluar, por reshje dëbore nuk ka pasur. Problematike mbetet prania e akullit në rrugë, teksa po punohet për kriposjen e të gjitha akseve, ndërkohë që qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha rrugët e qarkut.

E enjte, 03 Janar 2019
23:05
SHBA: Irani po planifikon lëshimin e tre raketave, janë balistike

Shtetet e Bashkuara i bënë një paralajmërim Iranit të enjten kundër lëshimit të planifikuar të tre raketave, veprim që do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me aktivitetin për raketat balistike.

22:53
5 këshillat e OBSH; Dieta pas abuzimit me festat e fundvitit

Organizata botërore e Shëndetit me rastin e ditëve të festave të vitit të Ri, kur përgjithësisht abuzohet me ushqimin, ka dhënë 5 këshilla: Të ndryshohet ushqimi herë pas here, të reduktohet sasia e konsumit të kripës, të yndyrnave, sheqerit dhe të alkoolit.

22:48
Përplasja për ish-marinsin, Rusia e akuzon amerikanin për spiunazh

Rusia ngriti akuza për spiunazh ndaj ish-marinsit amerikan Paul Whelan, sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve “Interfax”, që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

22:41
Demokratët marrin kontrollin; SHBA, nis nga puna Kongresi i ri

Kongresi i ri amerikan përgatitet të bëjë betimin. Pas dy vjetësh kontrolli nga republikanët të Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët marrin kontrollin e kësaj të fundit.

22:32
Zv/presidenti i Parlamentit Europian në Prishtinë: Jo, ndryshimit të kufijve

Zëvendës-presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, deklaroi në Prishtinë se arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes ndryshimit të kufirit nuk është ide e mirë.

22:21
Koncesioni i TEC-it të Vlorës, MIE: PD, spekulime dashakeqase

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hedh poshtë spekulimet e qëllimshme dhe dashakeqe të subjektit politik Partia Demokratike referuar çështjes së hapjes së procedurës për dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës.

21:56
Kinemaja e vitit 2019; Disa prej librave më të mirë do të jenë skenarët filmash

Ata që i dashurojnë librat duhet të bëhen gati. Disa nga filmat që do të shohim në ekranin e madh në vitin 2019 do të jenë adaptime letrare, të nxjerra nga romanet e njohura, veprat klasike etj.

21:49
2018-a, viti i klimës së pazakontë në Europë

Europa përjetoi gjate 2018-tës atë që ekspertët priren t’i quajnë “kushte atmosferike jo të zakonshme”. Pas disa muajsh ekstremisht të ftohtë, valët e të nxehtit dhe thatësirat gjatë pranverës dhe verës i çuan temperaturat shumë mbi mesataren në pjesën dërrmuese të rajoneve veriore dhe perëndimore.

21:26
Fiks Fare/ “Punonjësi” i Hipotekës mashtron banorët e Himarës; Jam miku i djalit të kryeministrit!

Tre familje në Himarë i kanë paguar miliona lekë një “punonjësi” të Hipotekës Qendrore, me qëllim që të merrnin certifikatat e pronësisë. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankuan disa banorë të Himarës, të u kanë dhënë miliona lekë një personi të vetë quajtur Bledi Pupa, i cili u tha se ishte miku i djalit të kryeministrit.

20:46
Termocentrali i Vlorës me koncension, Shehaj: Rama ka përjashtuar kompanitë e huaja

Termocentrali i Vlorës, investimi që u kushtoi taksapaguesve 130 milionë dollarë, por që nuk u vu asnjëherë në punë, do të jepet me koncesion te privatët. Por përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar deputeti i PD, Agron Shehaj, sipas të cilit Rama ka përjashtuar kompanitë e huaja nga tenderi për koncension.

20:22
Kundër bixhozit edhe në Kosovë, mbyllen bastet në Ferizaj

9 pika bastesh u mbyllën përpara një jave në Ferizaj përpara një jave pas një aksioni të ndërmarrë nga inspektorati i kësaj komune në bashkëpunim me policinë.

19:58
Spitali pa kushte, mjekët: Në maternitetin e Burrelit nuk mund të kryhen lindje

Pas dështimit të mbulimit të shërbimit shëndetësor me mjekë me bonus në zona të largëta ku ka mungesa të theksuara mjekësh specialiste edhe mbulimi nëpërmjet patronazhimit nuk funksionon.

19:28
Eliminatoret Euro 2020; Saviceviç vlerësim për Kosovën

Ish sulmuesi i njohur i Milanit, tani në postin e presidentit të federatës së futbollit në Malin e Zi, vlerësoi Kosovën për arritjet e saj në një kohë të shkurtër, duke cilësuar si ekip të fortë për tu kaluar edhe në eliminatoret e ardhshme.

19:14
U kthye në epiqendrën e festimeve, Veliaj: “Fshati i Festave” deri më 7 janar

Festat kanë mbaruar, por fshati i festave do mirëpresë qytetarët gjer në 7 Janar. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në twitter.

18:50
Shpërthimi në Rusi, numri i viktimave shkon në 39

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i tubacioneve të gazit në një bllok apartamentesh në Rusi, përgjatë ditëve të Vitit të Ri ka arritur në 39.

18:23
Deputeti i PD-së i bashkohet protestës së “Astirit”: Ta largojmë farën komuniste

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Unazës së Re. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar, pasi vetëm në këtë mënyrë do të largojnë farën komuniste njëherë e përgjithmonë.

18:17
Kukësi prezanton dy afrimet e reja

Ashtu siç e kishte paralajmëruar që gjatë muajit Dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka prezantuar afrimin e dy futbollistëve më të rinj te skuadra verilindore.

17:25
Pas Fabregas, një tjetër lojtar refuzon Milanin

Milani pati bërë sondazhe për ta veshur kuqezi, por në fund futbollisti i Sevillas, Luis Muriel përfundoi në një tjetër skuadër të kampionatit italian, te Fiorentina.

16:58
“E Diell”, rikthehet në Top Channel!

Programi maratonë që do t’iu mbërthejë përpara ekranit, vjen së shpejti në shtëpinë e gjithë shqiptarëve me një të diel ndryshe.

16:48
Në Tiranë “Festa” vazhdon; Atmosfera në ditët e para të 2019-s

Një vit i ri ka nisur. Për çudi, kafenetë e shumta të kryeqytetit janë bosh. Qepenat e dyqaneve kanë filluar të hapen. Tirana po zgjohet nga festat, por jo me zhurmë. Rrugët e Tiranës janë të qeta, lëvizja e automjeteve këtë fillim vit nuk shoqërohet me zhurmën e borive.

16:33
Ushqimet e pas-festës; Këshilla e dietologëve, si të eliminoni pasojat e abuzimit

Me mbarimin e festave kur dhe kemi abuzuar me ushqimin, mishin, ëmbëlsirat, por edhe me alkoolin duhet të ndalemi sado pak.

16:03
Si vodhi Britania 44.6 trilionë dollarë nga India

Në Britani qarkullon një histori që thotë se kolonizimi i Indisë, sado i tmerrshëm të ketë qenë, nuk ishte për përfitime ekonomike të Anglisë. Madje, thotë se administrimi i Indisë ishte kosto e lartë për Britaninë. Fakti që prania e Anglisë vazhdoi për aq shumë kohë në Indi, ishte thjesht si pasojë e dashamirësisë britanike, sipas kësaj historie.

15:37
Fundjavë e acartë, ngrica deri në bregdet. Temperaturat, deri në -14 gradë

I ftohti polar ka zbritur në të gjithë territorin e vendit tonë. Duke nisur nga mesnata e së mërkurës, temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe zonat veriore e juglindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe ngricat.

15:23
Kosovë, kryekomunari i Ferizajt kërkon mbylljen e lojërave të fatit

Nëntë pika bastesh u mbyllën përpara një jave në Ferizaj, pas një aksioni të ndërmarrë nga Inspektoriati i kësaj komune në bashkëpunim me policinë.

15:12
PS do të ndryshojë Statutin përpara zgjedhjeve. Jo më Forum të Grave

Një grup prej 10 vetësh do të përgatisin deri në mars ndryshimet, që socialistët do t’i bëjnë Statutit të partisë së tyre. Me vendim të Asamblesë, ekipi do të drejtohet nga numri dy i partisë, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, e përbëhet nga Arben Pëllumbi, Alfred Peza, Bledi Çuçi, Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Ilir Beqaj, Laert Duraj, Senida Mesi dhe Teuta Vodo.

15:06
Sfidat politike të 2019-s: Studentët dhe zgjedhjet lokale pa Reformën Zgjedhore

Viti i vjetër i la rrugë të riut duke kthyer faqe, por për klasën politike, 2019-a vjen me “halle” të vjetra. Kryeministri Edi Rama, betejën e parë nuk e ka me kundërshtarin politik, por me studentët, të cilët kanë paralajmëruar rinisjen e protestave më 7 janar.

15:05
TEC i Vlorës, me koncesion më 31 dhjetor. Privatët duhet të investojnë edhe 58 mln euro

Termocentrali i Vlorës, investimi që u kushtoi taksapaguesve 130 milionë dollarë, por që nuk u vu asnjëherë në punë, do të jepet me koncesion te privatët. Ministria e Energjisë ka hapur në datën 31 dhjetor zyrtarisht procedurat për të dhënë me koncesion për 20 vite termocentralin, i cili ka një fuqi të instaluar prej 97 megavatësh.

15:01
Skadojnë 1.4 mln karta ID e pasaporta, duhen ribërë përpara qershorit

Viti 2019 sapo ka nisur dhe Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të verifikojnë dokumentet e identifikimit, pasi sipas këtij dikasteri janë gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që skadojne deri në qershor të 2019-s, muaj kur mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë.

14:58
Francë, arrestohet kreu i “jelekverdhëve”. Gjatë protestave iu gjet një shkop

Policia franceze ka vënë në pranga njërin prej udhëheqësve kryesorë të protestuesve “jelekverdhë”, Eric Drouet, me pretendimin e organizimit të një tubimi të paautorizuar.

14:16
Lojtari më i kushtueshëm në merkato? Jo Messi, as CR7

As Ronaldo dhe as Lionel Messi! Futbollisti me vlerën më të lartë në merkaton e futbollit është Neymar.

13:30
Kinë, hapet festivali i akullit dhe borës (Foto)

Nëse mendon se i ftohti, që të bën të të kërcasin dhëmbët, është pjesë e argëtimit kur udhëton, atëherë Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës, është vendi ku duhet të jeni.

13:23
Pas 4 fitoreve radhazi, Solskjaer kërkon qëndrimin te Man. Utd.

Ole Gunnar Solskjaer duket se ka ringjallur Manchester United, pas largimit të Jose Mourinhos. “Djajtë e kuq” fituan ndaj Newcastle, duke regjistruar fitoren e 4-t radhazi, me Solskjaerin që barazoi rekordin e një emri të njohur si Matt Butsby.

13:10
Bora e ngricat, Ministria e Mbrojtjes vihet në gatishmëri

Ministria e Mbrojtjes u ka dërguar një letër 12 prefektëve të qarqeve, ku iu kërkon marrjen e masave parandaluese për situatën e pritshme emergjente, që mund të krijohet nga reshjet dhe ngricat në periudhën nga 3 janari e në vazhdim.

13:02
Baleti “Zhizel”, premierë sonte në ekranin e Top Channel

Baleti “Zhizel”, që u vendos për herë të parë në skenën shqiptare në dhjetor të vitit 1988 nga Mjeshtri i Madh Agron Aliaj, vjen sonte në orën 21:00, premierë në ekranin e Top Channel.

13:01
Riparime pas 60 vitesh, Bashkia e Tiranës ndërhyn në bllokun në Sauk

Ditët e para të janarit e kanë gjetur ndryshe zonën e Saukut. Bashkia e Tiranës e ka transformuar atë, duke e konsideruar vitin 2019 si vitin e zonave rurale.

12:52
Muzeu i Luvrit në Paris thyen rekordin: 10 mln vizitorë në 2018-n

Ai i Luvrit është jo vetëm muzeu më i famshëm në botë, por edhe ai që ka pritur më shumë se 10 milionë vizitorë në vitin 2018, një shifër kjo e paprecedentë për një muze ndërkombëtar, sipas drejtuesve të tij.

12:43
U paralizua në krye të detyrës, polici hero vazhdon punën vullnetarisht

24 maji i vitit të largët 2004 ishte dita që i ndryshoi jetën përgjithmonë efektivit të Policisë Rrugore, Resmi Hasanpapaj. Ai nuk e dinte se atë mbrëmje, në krye të detyrës do të përballej me krimin. Pasojat ishin tejet të rënda.