Baleti “Zhizel”, që u vendos për herë të parë në skenën shqiptare në dhjetor të vitit 1988 nga Mjeshtri i Madh Agron Aliaj, vjen sonte në orën 21:00, premierë në ekranin e Top Channel.

Është ky një bashkëpunim i Top Channel dhe TKOB, institucion që risolli në skenën e “ArTurbinës’, këtë balet në fund të 2018-ës, duke avancuar idetë bazike të tre dekadave më parë.

Produksioni i ri, vjen si një rivënie historike, në nder të figurës së Agron Alisë në 85 vjetorin e lindjes dhe 30 vjetorin e vënies në skenën shqiptare për herë të parë.

Në këtë rivënie është ruajtur e pandryshuar struktura e koreografisë e realizuar nga origjinali, por është një produksion komplet i ri, udhëhequr nga baletmaestrja Enada Hoxha si dhe janë prodhuar nga fillimi të gjitha kostumet, nga kostumografi Ardi Asllani.

Top Channel