Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 9:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, mes Konispolit e Ksamilit.

Një 21-vjeçar (O.M.) ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe ka përplasur 3 këmbësorë teksa dilte nga rruga.

Nga përplasja e fuqishme ka gjetur vdekjen e menjëhershme 35-vjeçarja L.B., ndërsa janë plagosur dy shtetas të tjerë, 33-vjeçari S.S. dhe 38-vjeçari G.S..

Policia dhe një grup hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje.

Top Channel