Foto ilustruese

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, 41 vjeçari A. B. banues në Kuçovë, ka aksidentuar për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se 41-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, kur ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës shtetasin A.M., rreth 21 vjeç, banues në fshatin Vidhas Elbasan, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel