Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare: “Për të qenë i denjë për Milanin duhet të fitosh, Leao nuk e kupton potencialin e tij.” 01/05 01:54
Për Nicklas Bendtner ka nisur periudha 50-ditore e kryerjes së dënimit me “arrest shtëpie”, pasi është përleshur dhe i ka thyer nofullën një taksixhiu, shtatorin e shkuar.
Ish-sulmuesi i Arsenalit e Juventusit ka publikuar në profilin e tij, në rrjetin social Instagram, foto ku shfaqet me një byzylyk elektronik në kaviljen e këmbës, që nuk e lejon atë të largohet përtej një distance të përcaktuar.
Bendtner, që aktualisht është pjesë se skuadrës së Rosenborgut në kampionatin norvegjez, duhet të shlyejë një dënim me 50 ditë në “arrest shtëpie”, deri në datën 22 shkurt.
Top Channel