Pas emërimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, kanë nisur për herë të parë lëvizjet në Policinë e Shtetit.

Drejtuesi i Lartë, Tonin Vocaj emërohet drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, ndërsa Eduart Merkaj, i cili qëndronte në rolin e mësipërm deri më sot, emërohet drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

Sipas burimeve, në javët në vazhdim parashikohen edhe lëvizje të tjera në rang drejtorësh në qarqe dhe jo vetëm.

Lëvizjet e para koinçidojnë edhe me fillimin e vitit të ri 2019.

Top Channel