Gillian Anderson rrëfen jetën, seksualitetin dhe rolet e saj: Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është mashkull, por do të ndihesha njësoj nëse do të ishte grua Policia franceze ka vënë në pranga njërin prej udhëheqësve kryesorë të protestuesve “jelekverdhë”, Eric Drouet, me pretendimin e organizimit të një tubimi të paautorizuar.
Zyrtarët vendas po marrin një qasje më të ashpër në përpjekjet për të fashitur demonstratat, por me ndalimin e kamionistit, qeveria akuzohet se po i hedh “benzinë zjarrit”.
Drouet përballet ndërkohë me një proces gjyqësor për mbajtjen e një arme të kategorisë D, për shkak se gjatë një proteste të mëparshme iu gjet me vete një shkop druri. I riu u ndalua mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa i drejtohej “Champs Élysées”, ku po e priste një grup demonstruesish të tjerë.
Ata thanë se ishin mbledhur vetëm për të ndezur qirinj, për personat e plagosur në protesta, apo të vrarë në aksidente automobilistike gjatë trazirave 6-javore, që nisën në muajin nëntor si revoltë kundër taksës së karburantit, por që u shndërruan më pas në lëvizje kundër presidentit Emmanuel Macron dhe politikave të tij, që shihen si favorizuese për të pasurit.
Avokati i Drouet e cilësoi arrestimin e tij “të pajustifikuar dhe krejtësisht arbitrar”. Disa thonë se prangosja do ta shndërrojë Drouetin, e konsideruar gati si zëdhënës të “jelekëve të verdhë”, në një lloj martiri dhe se ka për ta forcuar qëndresën e tubuesve.
Që prej 17 nëntorit, protestuesit – që e marrin emrin nga jelekët e tyre fluoreshentë, – kanë zhvilluar rregullisht demonstrata, të cilat nuk janë deklaruar tek autoritetet.
Top Channel