Gillian Anderson rrëfen jetën, seksualitetin dhe rolet e saj: Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është mashkull, por do të ndihesha njësoj nëse do të ishte grua Turistët kanë mbetur të bllokuar në ishujt tajlandezë të premten, ndërsa stuhia tropikale “Pabuk” po i afrohet mbretërisë, duke bërë që të mbyllen aeroportet dhe të ndalen udhëtimet me tragete, si pasojë e reshjeve të dendura dhe dallgëve gjigante.
Anijet janë nxjerrë në breg në gjirin e Tajlandës, ndërsa dy aeroporte kryesore “Koh Samui” dhe “Nakhon si Thammarat” u mbyllën deri të shtunën, duke bllokuar me mijëra turistë në ishuj.
Meteorologët thanë se “Pabuk”, stuhia e parë tropikale në dekada që mbërrin gjatë sezonit të festave, është intensifikuar mëngjesin e së premtes. Sipas zyrtarëve, 10 mijë turistë janë ende të bllokuar në Koh Phangan.
Videot e postuara në mediet sociale, ndërkohë, tregonin platformat e naftës në det përballë dallgëve gjigante, si dhe anijet e mëdha të transportit që lundronin në ujëra të frikshme. Me reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë jugun e vendit, Departamenti i Meteorologjisë ka paralajmëruar komunitetet bregdetare të presin rritje të nivelit të ujit e përmbytje.
Top Channel