Lëkundje të forta janë ndjerë mbrëmjen e së shtunës në jug të Shqipërisë.

Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, bën me dije se në 20:26:39 është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellësi 27 km me epiqendër në Borsh.

Tërmeti është shoqëruar me një pasgoditje me magnitude 4 rihter me koordinata 39.95 veri dhe 19.7 lindje me thellësi 33 km dhe epiqendër në detin Jon.

Nga të dhënat paraprake nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesave kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë.

Top Channel