Tërmeti shkatërrues në Venezuelë/ Shkon në 235 numri i të vdekurve, qytete të rrafshuara, njerëz të bllokuar në rrënoja dhe frikë për mijëra viktima Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikujtoi partitë politike se kanë kohë deri më 18 mars për të propozuar komisionerët e Zonave të Administrimit Zgjedhor, ndërsa afati për komisionerët e Qendrave të Votimit është data 30 maj.
KQZ paralajmëroi se nuk do të pranohen vonesa, sidomos për sa i përket regjistrimit të vet partive dhe koalicioneve.
“Afati ligjor për regjistrimin e partive politike për këto zgjedhje mbaron më 21 prill, kurse për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ mbaron më 1 maj. Në të shkuarën, KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore, ndaj është veçanërisht e vendosur këtë herë, që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi nga partitë politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos nisin fushatën elektorale para datës 31 maj.
Top Channel