Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 2:24, në filialin e një banke të nivelit të dytë në Urën Vajgurore.

Pasi i kanë vendosur tritol bankomatit, persona ende të paidentifikuar nga policia kanë grabitur edhe paratë. Banka ndodhet në qendër të qytetit dhe kamerat kanë filmuar dy persona me maska, të cilët pasi kanë kryer shpërthimin janë larguar bashkë me paratë me shpejtësi nga vendngjarja.

Si pasojë e ngjarjes është pezulluar puna e bankës, ndërsa po bëhet bilanci për të dhënë informacionin e saktë mbi shumën e grabitur, pasi deri më tani ajo ende nuk dihet. Atje kanë shkuar edhe ekspertët e policisë, që po mbledhin provat për të identifikuar autorët.

Ky është rasti i dytë i grabitjes së një banke në këtë qark, teksa herën e parë u vodh një bankomat brenda në Berat.

Top Channel