Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj një 26-vjeçari, të akuzuar për “organizim të lotarive të palejuara” dhe “vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi kishte përshtatur biznesin e tij për zhvillimin e lojërave të fatit.

I arrestuari, K.M. nga Ballshi, është kapur në subjektin e tij në këtë qytet, me një tavolinë pokeri dhe një kuti me “chips”-a për të luajtur, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Pas arrestimit të tij, policia thekson se do të vijojë kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit në të gjithë Qarkun e Fierit deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron aktivitetin e paligjshëm.

Top Channel