Vetëm paraditen e sotme u njoftua se ndërpreu me marrëveshje kontratën me Flamurtarin, por tashmë mesfushori Alessio Hyseni është shumë pranë nënshkrimit me një tjetër klub të Superiores.

Bëhet fjalë për kryesuesit e Partizanit, të cilët kanë avancuar bisedimet me lojtarin dhe pritet që palët të nënshkruajnë gjatë ditës së nesërme kontratën e bashkëpunimit.

Hyseni, i cili është rritur në Itali, erdhi këtë verë te Flamurtari dhe fillimisht luajti si titullar, por me kalimin e kohës e humbi këtë status në hierarkinë e trajnerit Ilir daja.

Pikërisht për këtë arsye, mesfushori 22-vjeçar kërkoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Flamurtarin dhe tashmë do të kërkojë të riniset nga Partizani, me të cilin do të synojë titullin kampion.

Nëse konkretizohet, Hyseni do të jetë lojtari i dytë që afrohet te të kuqtë, të cilët sot nënshkruan edhe me mesfushorin shqiptar të Maqedonisë, Fatjon Jusufi, i cili erdhi nga skuadra e Renovës.

Top Channel