Hell’s Kitchen Albania, vjen të sonte në Top Channel në orën 21:00 me episodin final të sezonit të parë.

Janë katër konkurrentë që garojnë për pozicionin e shefit dhe në këtë puntatë do të zbulohet se kush do të shkojë në darkën finale. Gjithashtu do të mësohet edhe se kush do të fitojë vendin e parë të Hell’s Kitchen Albania. Do të jetë një episod me shumë surpriza.

Programi i krijuar nga Cedi Gordon Ramsey, i nominuar tre herë për çmimet Emmy Awards, është një patentë e blerë në ekranin e Top Channel dhe që në krye të kuzhinës ka Renato Mekollin.

Ai u kthye shumë shpejt në programin më të ndjekur në televizionet shqiptare, për shkak të konkurrencës së ashpër dhe presionin ndaj konkurrentëve.

KUSH DO TË FITOJË? KLIKONI FOTON E VOTONI NË SONDAZHIN E MËPOSHTËM:

Top Channel