E enjte, 03 Janar 2019
12:12
Vrau gruan e kunatën pas sherrit në gjendje të dehur

Vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 2 janarit ka tronditur banorët e pallatit ku jeton familja Musta, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. Fqinjët thonë se çifti nuk ka pasur mosmarrëveshje dhe gjithçka ka ndodhur nga një konflikt i çastit.

11:59
Mavraj braktis Arisin e Selanikut për Ingolstadtin në Bundesliga 2

Aventura e Mërgim Mavrajt në Greqi, tek Arisi i Selanikut ku aktivizohet edhe Migjen Basha, ka zgjatur vetëm pak muaj.

11:53
“L’Equipe” përpilon formacionin ideal të 2018-s, mungon Griezmann

Ashtu siç ndodh çdo vit, e përditshmja franceze “L’Equipe” ka përpiluar formacionin ideal të vitit 2018, që sapo u mbyll.

11:40
Apple shënon rënie. Shkak, rënia e ekonomisë kineze

Apple ka trazuar investitorët me lajmin se shitjet e saj janë ngadalësuar, duke fajësuar dobësinë ekonomike në Kinë.

11:34
Europianët nuk e duan, Trump ndihet i kënaqur

Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij për vitin 2019, presidenti amerikan Donald Trump ka reflektuar për mungesën e popullaritetit në Europë.

11:19
Schumacher mbush 50 vjeç, mes mistereve mbi gjendjen e tij shëndetësore

Nuk ka shumë arsye për të festuar 50-vjetorin e Michael Schumacher këtë 3 janar, por shpresa i ka shtyrë të gjithë të vazhdojnë kërkimet e të këmbëngulin në një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore.

10:59
Festimet në Tiranë, jehonë në mediet ndërkombëtare (Foto)

Tirana e priti ndërrimin e viteve, kur akrepat e orës shënuan 00:00, me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiell dhe me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”, ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës.

10:50
Kërkimet për trupin e peshkatarit, moti pengon palombarët të zhyten

Moti i keq dhe temperaturat e acarta e kanë bërë thuajse të pamundur zhytjen e palombarëve në ujërat e ftohta të liqenit të Pogradecit, për të kërkuar për trupin e peshkatarit Gëzim Seitllari, i humbur prej datës 31 dhjetor.

10:35
Fluks largimesh në Portin e Durrësit pas festave të fundvitit

Pasi kaluan festat e fundvitit në atdhe, shumë familje emigrantësh po kthehen në vendet e Bashkimit Europian ku jetojnë e punojnë, duke shfrytëzuar tragetet e linjave detare që lidhin Portin e Durrësit me portet italiane të Barit e Ankonës.

10:27
Dezerton diplomati koreano-verior në Romë

Pas një takimi me dyer të mbyllura, këtë të enjte, të zyrtarëve koreano-jugorë të kundërzbulimit, një deputet nga Seuli ka informuar reporterët se diplomati më i lartë koreano-verior në Itali “është zhdukur”.

10:13
Një mënyrë e veçantë për të larguar stresin

Një kompani në Holandë ofron një formë të veçantë të largimit të stresit dhe menaxhimit të zemërimit.

09:57
Automjeti përplas motoçikletën, humb jetën 57-vjeçari

Një shtetas 57-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 9, teksa është përplasur nga një automjet kur ishte duke lëvizur me motoçikletë.

09:51
Asnjë pakt për “murin”, vijon mbyllja e qeverisë amerikane

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, për shkak të financimit të kërkuar nga presidenti Trump për murin në kufirin me Meksikën, ka hyrë në ditën e 13 të saj.

09:29
Sateliti kinez zbret në anën më të largët të Hënës (Foto)

Kina zbret në Hënë. Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se kanë ulur me sukses një anije hapësinore robotike në Hënë, në të parën përpjekje të tillë të vendit.

09:20
Pompeo, i shqetësuar për rritjen e prodhimit të kokainës në Kolumbi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur “thellësisht i shqetësuar” në lidhje me rritjen e prodhimit të gjetheve të “kokës”, që shërbejnë si lëndë e parë për kokainën, në Kolumbi.

08:20
Vijnë dëbora dhe ngricat, temperaturat pritet të zbresin natën

Reshjet e dëborës kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të vendit, duke nisur nga veriu, verilindja, juglindja e deri në jug të Shqipërisë.

E mërkurë, 02 Janar 2019
21:00
Vijojnë protestat te Astiri, banorët djegin goma në rrugë

Protesta e banorëve të Unazës së re është sot në ditën e 60 të saj, si çdo ditë qytetarë të shumtë kanë bllokuar rrugën. Sot ata kanë vendosur që përveç bllokimit të rrugës të djegin dhe goma, ashtu siç kanë bërë dhe në ditët e para të kësaj protestë.

20:30
Zhdukja e peshkatarit, gjendet varka, por jo trupi i tij

Një peshkatar dyshohet të ketë humbur jetën në ujërat e liqenit të Ohrit në Pogradec. Gëzim Seitllari 57 vjeç ka dalë për peshkim prej 31 dhjetorit në orën 5 të mëngjesit ndërkohë që nuk është kthyer më në banesë.

20:07
Vrau bashkëshorten dhe kunatën, çifti Musta kishin dy fëmijë

Në foton më lart është familja e Gazment Mustës, i cili pasditen e sotme shkaktoi një tragjedi të vërtetë në shtëpinë e tij në Ballsh.

19:55
Mitt Romney sulmon Trumpin, presidenti kundërpërgjigjet në Twitter

Presidenti i ShBA-ve është sulmuar nga një prej figurave më të rëndësishme Republikane, Mitt Romney, i cili garoi dhe humbi kundër Barak Obamës në vitin 2012, ndërsa në një artikull theksoi se Trump nuk ishte i aftë të ishte president.

19:23
Castro akuzon SHBA-të dhe u bën apel kubanëve: Të përgatitemi për çdo skenar

Ish Presidenti i Kubës Raul Castro ka akuzuar SHBA se ato i janë rikthyer politikave të shtrëngimit. Castro, i cili është ende kryetari i Partisë Komuniste, ka mbajtur një fjalim të gjatë në 60-vjetorin e Revolucionit Kuban, të nisur nga vëllai i tij Fidel Castro.

18:58
Botërori i klubeve, Boban prezanton formatin e ri të kompeticionit

Ish kapiteni i kombëtares kroate të futbollit, sot zëvendëssekretar i Përgjithshëm i FIFA-s, Zvonimir Boban shpjegoi risitë e Botërorit të Klubeve që do aplikojë institucioni që drejton sportin më popullor të planetit.

18:33
Festimi i 2019, vijon në ekranin e Top Channel me “Soirée”

Tetë personazhe të njohur e fillojnë mbrëmjen në puntatën e parë të “Soirée” për vitin 2019 në Top Channel rreth një tryeze duke bërë bilancet e vitit që lamë pas.

18:20
Tronditet Ballshi, 34-vjeçari vret me thikë gruan dhe kunatën

Duhej të ishte një drekë festive në familjen Musta, në Ballsh, ku Gazmenti kishte ftuar edhe motrën e bashkëshortes për festën e ndërimit të viteve, por përfundoi në një tragjedi.

18:01
Treni përplaset me rimorkion, humbin jetën 6 persona në Danimarkë

Një aksident i rëndë është regjistruar në mëngjesin e sotëm në Danimarkë, ku një tren pasagjerësh është përplasur me rimorkion e një kampioni.

17:32
Të sigurosh jetesën duke rregulluar këpucët

Agron Dhima jeton në Lushnjë që prej viteve ’90, kur braktisi fshatin Këmishtaj për të jetuar më mirë. Nga ish-kooperativist, Agronit iu desh të bënte lloj-lloj punësh për të mbijetuar në vitet e tranzicionit, derisa u bë mjeshtër i këpucëve.

17:16
Trendet e vitit 2019, ja çfarë ju sugjerojnë stilistët për 365 ditët në vijim

Dizajnerët kanë bërë gati gjithçka gati për një vit gjithë stil, teksa këtë vit është ripërpiluar dhe sjellë klasikja perëndimore. Së pari zgjidhni veshjet voluminoze për mbrëmjet tuaja. Kërkoni të bini në sy duke përdorur me bollëk taftën dhe shifonin.

16:59
Ikin emigrantët, krijohen radhë në doganat me Greqinë

Pas festës së ndërrimit të vitit, shumë emigrantë shqiptarë që ishin kthyer për të festuar në atdhe, kanë nisur kthimin në vendet ku jetojnë e punojnë.

16:37
Bien ndjeshëm temperaturat, fillojnë reshjet e borës në Bulqizë

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga shërbimet sinoptikane në vend, viti i ri erdhi me një rënie të temperaturave, që shkon nën zero gradë, në zonat malore.

16:18
Molla mbetet në pemë; Në Korçë fermerët nuk i kanë vjelë, pasi ka mungesë tregu

Në fshatin Voskop vetëm 6 km larg qytetit të Korçës, fermerët nuk i kanë vjelë prodhimet e tyre bujqësore sepse ka mungesë tregu. Një gjë të tillë na e tregon Xhevdet Shaholli. Ai thotë se për vitin 2018 ka shitur vetëm 10% të prodhimit. Ndërsa pjesën tjetër e ka magazinuar.

15:55
Paleokastër, fshati që mund të bëhet ishull; Rruga mund të rrëmbehet nga lumi

Fshati Paleokastër në njësinë administrative të Cepos 15 km larg Gjirokastrës rrezikon të kthehet në ishull nëse rruga që e lidh këtë zonë me aksin nacional do të rrëmbehet nga ujërat e lumit të Belicës.

15:20
Të festosh në Gjinar; Pika turistike e mbushur me vizitorë

Ditët e para të vitit i kanë gjetur plot edhe pikat turistike. Të shumtë janë ata që së bashku me familjet kanë zgjedhur të festojnë, por edhe të pushojnë në vendet e preferuara.

15:16
Euro bie, depozitat rriten; Shqiptarët kanë 4 miliardë euro në banka

Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk e ka zbehur besimin që shqiptarët kanë tek monedha europiane. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, depozitat në euro u rritën me gati 9.5 për qind duke kapërcyer për herë të parë shifrën 4 miliardë euro.

15:13
Risitë e reformës në drejtësi; Rekursi kundër vendimit të Apelit tani në Gjykatën e Shkallës së Parë

Për vite me radhë çdo qytetar apo palët që merrnin një vendim gjyqësor në Apel nëse ishin kundër tij, ata nuk e dorëzonin rekursin tek Gjykata që e dha vendimin, por në Gjykatën e Shkallës së Parë. Me ndryshimet e reformës në drejtësi, kjo sorollatje merr fund për pak orë dhe konkretisht në datën 3 janar. Gjykata e Tiranes ju bën thirrje qytetarëve që nga 3 janari të mos paraqitn më pranë sekretarive të saj per rekurs, por në sekretaritë e shkallës së tyre.

15:13
Tirana pa kumar; Qytetarët mbështesin hyrjen në fuqi të ligjit

Sallat e lojërave të fatit janë mbyllur, dhe kanë lajmëruar klientët se do të respektojnë ligjin.

15:12
Klopp i papërmbajtshëm në ndërrimin e viteve

Liverpool-i i tij udhëheq kampionatin anglez disi i shkëputur nga ndjekësit dhe për këtë arsye festat e fundvitit kanë patur një arsye më shumë për trajnerin Jurgen Klopp që të festojë.

15:00
Vettingu i pedagogëve; Projektligji, gjoba nga 1 deri në 3 mln lekë për plagjiaturën e titujve

Protesta e studentëve largoi Lindita Nikollën nga drejtimi i dikasterit të Arsimit…. Ndonëse u shkarkua pa vullnetin e saj, Lindita Nikolla hartoi projektligjin e fundit si ministre, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e studentëve, vettingun e Pedagogëve dhe gradave shkencore.

14:54
Shqiptari hero merr shtetësinë greke. Shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga flakët

Qytetarë grekë janë tashmë një shqiptar dhe dy egjiptiane që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, të cilët me vetëmohim shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës në verën e vitit 2018.

14:42
Chelsea, 64 mln euro per talentin amerikan

Me largimin e Antonio Contes dhe merkaton e varfër në verë, askush prej tifozëve të Chelsea nuk priste që skuadra të luftonte për vendet e para të renditjes, në muajin Janar.

14:37
Ndihmuan në arratisjen e serbit, Në pranga edhe 2 policë në Kukës

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar në arratisjen e një shtetasi serb, i cili ishte në masë sigurie “arrest shtëpie”.

14:14
Fabregas zhgënjen kuqezinjtë, ‘parkohet’ në Monako

Mesfushori spanjoll Francesk Fabregas ishte kthyer në objektivin numër 1 të Milan në merkaton e këtij dimri, por tratativat e tejzgjatura mes palëve sollën dhe një transferim surprizë të futbollisti iberik në një tjetër kampionat.

13:53
Xhaka ‘ndan’ Arsenalin: I shtrenjtë apo i domosdoshëm!

Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës Granit Xhaka shënoi golin e parë të sfidës së kampionatit kundër Fulham, që Arsenali e fitoi 4-1. Goli i futbollistit me origjinë shqiptare ishte mjaft i rëndësishëm, sepse erdhi në një moment delikat, kur Fulhami po luante më mirë dhe një veprim që i dha drejtim derbit të Londrës.

13:14
“Shiko kush LUAN” me një atmosferë fantastike dhe audiencë rekord

Ishte një natë fantastike ajo e mbrëmshmja në ekranin e Top Channel me programin “Shiko kush LUAN”, nga autorja dhe moderatorja Luana Vjollca.

12:49
Përballen më të mëdhenjtë e tenisit botëror, ja kush fiton

Roxher Federer ka mundur Serena Uilliams në ndeshjen mikse të zhvilluar mes dy emrave më të mëdhenj të tenistit botëror të këtyre viteve, në Kupën Hopman në Australi.

12:28
Mayweather, fiton 9 mln dollarë për 139 sekonda

Boksieri 41-vjecar Floid Mejwedhër ka arritur të mund kampionin japonez të kickbox brenda 138 sekondave duke fituar 9 milionë dollarë.

11:12
Greqi, arratisen nga burgu dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalosit në Greqi. Shqiptarët e identifikuar me emrin K. Elvis dhe P. Leonard ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje.

10:43
Pogradec, dyshohet për një peshkatar të mbytur

Një 57-vjeçar nga fshati Memelisht ka dalë për të peshkuar dhe ka humbur kontaktet me familjen.

10:16
85 viktima nga përmbytjet në Filipine

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Filipine ka arritur në 85 ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur.

09:57
Izraeli dhe SHBA largohen nga UNESCO

Marrëdhëniet jo të mira mes Izraelit dhe UNESCO-s morën fund me përfundimin e vitit 2018. Edhe SHBA-ja ka ndjekur shembullin e Izraelit, duke e lënë Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), të cilën Uashingtoni e ka akuzuar për paragjykimeve ndaj Izraelit.

09:51
Trump ftesë udhëheqësve të Kongresit për mbylljen e qeverisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ftuar udhëheqësit demokrat e republikan të Kongresit në atë që Shtëpia e Bardhë e quan “takim mbi sigurinë kufitare”, të mërkurën, derisa mbyllja e pjesshme e qeverisë ka hyrë në ditën e 12-të.

09:38
Drejtoria Detare: Deti Jon dhe Adriatik do të përfshihen nga moti i keq, merrni masa

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se moti i keq do të përfshijë duke filluar nga dita e mërkurë 2 Janar 2019, detin Adriatik dhe Jon.

09:36
Rama: Vit pa kumar, pastë këmbën e mbarë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të një pike basti të mbyllur. Krahas fotos, Rama komenton se vit si ky nuk ishte parë prej kohësh, duke iu referuar kapsollave dhe lojërave të fatit.

00:26
Dj Vicky ka një “profesion” të fshehur dhe na e tregon në “Shiko kush LUAN”

Mbrëmjen e sotme në “Shiko kush LUAN”, përveç lojërave dhe të pathënave më parë, nuk kishte si të mos vihej re dhe humori i njërit prej pjestarëve të “Threedots”, DJ Vicky.

00:18
Krusita e pranon që është në një lidhje dhe ai është…

Mbrëmja e 1 janarit solli shumë festë në ekranin e Top Channel nga Luana Vjollca dhe të ftuarit e saj.

00:17
Klajdi Haruni pranon lidhjen e tij, madje tregon dhe emrin e saj

Në mbrëmjen festive të “Shiko kush LUAN” nga Luana Vjollca ishte i ftuar dhe artisti shumë i dashur për publikun, Klajdi Haruni.

E martë, 01 Janar 2019
23:03
Flori Mumajesi është me Fifin apo me Kejsin? E zbulojmë në “Shiko kush LUAN”

Në mediat online lidhjet e dashurisë së Flori Mumajesit janë vënë në qendër të vëmendjes. Një herë aludohet për lidhje me Fifin, më pas me Kejsi Tolën e kështu me rradhë. Por gjithçka është sqaruar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush LUAN”, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

23:00
Kejsi Tola thotë emrin e këngëtares që nuk i ndrit ylli

Një nga personazhet e ftuar të natës festive të 1 janarit në ekranin e Top Channel në “Shiko kush LUAN” ishte edhe Kejsi Tola.

22:57
Bruno shpreh gjithçka që mendon për kolegët me anë të “Paint Ball”

Natën e parë të vitit 2019, “Shiko kush LUAN” priti në studio familjen “Threedots”. Këngë, argëtim e padyshim humor në lojërat e organizuara nga stafi emisionit.

22:11
Gjërat që nuk dinit për çunat e “Threedots”

Në këtë ditë të parë të 2019-s çunat e “Threedots” zbuluan shumë gjëra rreth tyre në “Shiko kush LUAN”. Flori, Bruno, Klajdi e Vicky dhanë përgjigje për disa gjëra që me siguri nuk i dinit më parë për to.

21:07
Premier League, ekipet londineze e nisin vitin me fitore

Arsenal dhe Tottenham arritën fitore bindëse në ditën e parë të vitit 2019 në Premier League.

20:52
Historia e një unaze. Argjendari që vazhdon traditën e punës me dorë në Elbasan

Të paktë janë zanatçinjtë që i kanë mbetur Shqipërisë. Zhvillimi industrial tashmë ka zëvendësuar çdo gjë, ndërsa puna me dorë kërkon pasion, përkushtim dhe shumë punë. Ne zgjodhëm sot të bëjmë një unazë tek një argjendar në Elbasan, i cili vazhdon të punojë me pasionin e madh, por me metodën e vjetër.

20:23
Mesha e Vitit të Ri, Papa i thur lavde unitetit dhe mëmësisë

Në mesazhin e parë të tij të vitit 2019, të martën, Papa Françesku u ankua për mungesën e unitetit në botë dhe paralajmëroi kundër babëzisë për pasuri e fitime.

19:37
Taksat e reja të vitit 2019

Janë disa ndryshime të rëndësishme taksash që hyjnë në fuqi në vitin 2019. Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave, thotë se biznesi në Shqipëri do të ketë tre shkallë tatim fitimi, fasha e parë 0% për subjekt me xhiro deri në 5 milion lekë në vit, nuk ndryshon.

19:37
“Marrëzia” vazhdon në Kosovë. Shtohen bizneset që shkelin ligjin

Në Shqipëri pikat e basteve po mbyllen, por industria e kumarit po lulëzon në Kosovë. Qeveria ka bërë disa ndryshime në Ligjin për Lojërat e Fatit përmes të cilit, sipas saj, do të ulet papunësia.

19:26
Gjermani, shënohet në pasaportë gjinia e ndërmjetme

Njerëzit me seks të ndërmjetëm në Gjermani tani munden ligjërisht ta identifikojnë veten si të një gjinie të tretë, pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri të miratuar në dhjetor.

19:17
Tradita vazhdon, kredhje në Tiber më 1 janar

Tradita vazhdon… Ashtu si çdo 1 janar tjetër, që nga 1946, zhytës kurajozë sfidojnë të ftohtin për ta nisur vitin e ri me një hedhje nga një urë në qendër të Romës, në lumin e famshëm Tiber, ku temperaturat janë të acarta.

19:11
Banorët e Unazës së Re, protestë edhe në 1 janar

Banorët e Unazës së Re, edhe në ditën e parë të vitit kanë vijuar me protestën e tyre.

19:02
Kërcënon Kim Jong-un: Mund të ndryshojmë kursin

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un tha se ai është i angazhuar ndaj denuklearizimit, por ka paralajmëruar se mund të ndryshojë kurs nëse SHBA vazhdon të mbajë në jetë sanksionet e saj.

18:52
NASA kalon kufijtë, New Horizons përtej fundit

Një anije kozmike e NASA-s fluturoi të martën përtej kufirit më të largët të studiuar ndonjëherë nga njerëzimi, Ultima Thule, një relike e ngrirë e një sistemi të hershëm diellor që mund të zbulojë se si planetet janë formuar.

18:45
Koala e etur pi ujë nga shishja

Një koala e etur është fiksuar në një video duke pirë ujë nga shishja e një gruaje, në mesin e një vale të paprecedentë të nxehti në Australi, duke nxjerrë në pah edhe pasojat e temperaturave të larta mbi jetën e egër.

18:29
Sulm me thikë në Mançester, policia dyshon se…

Therja me thikë e tre personave, mes të cilëve edhe një oficer policie, në stacionin Viktoria në Mançester, mbrëmjen e Vitit të Ri, po trajtohet si një incident terrorist.

18:09
Euro ka ditëlindjen, mbush 20 vjeç

Monedha e përbashkët evropiane, euro, ka ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç.

17:34
Spitali i Traumës, pa drita në ditën e parë të vitit

Spitali i Traumës është zhytur në errësirë të plotë pasditen e së martës.

17:21
Francë, kërkojnë adrenalinë, por bllokohen në karusel

Duhej të zgjaste për vetëm pak minuta, si një eksperiencë më ekzaltuese për mbrëmjen e Vitit të Ri, por 8 francezë u detyruan të kalonin thuajse të gjithë natën të bllokuar në ajër, në një karusel gjigand.

16:54
Prishtina në festë. Këngë, valle dhe fishekzjarre

Festë dhe fishekzjarre edhe në Prishtinë në ndërrimin e viteve.

16:31
Ardhja e vitit 2019, festë në të gjithë globin

Qiejt në të gjithë botën u ndriçuan ndërsa njerëzit pritën fillimin e vitit 2019. Që nga Koreja e Veriut e deri në Britaninë e Madhe, njerëzit kanë festuar Vitin e Ri me fishekzjarre dhe festime.

16:12
Emily Ratajkowski mëson shokun se si të bëjë foto me bikini (Foto)

Ka vite që është në elitën e modelingut dhe Emily Ratajkowski ka treguar se si bëhet një pozë me bikini për Instagram.

15:37
Rrjeti i amortizuar, mbi 1000 familje pa energji në Konispol

Mijëra banorë në njësinë e Xarrës, në Konispol, kalojnë orë të tëra pa energji për shkak të rrjetit shpërndarës plotësisht të amortizuar. Luhatjet e vazhdueshme të voltazhit të energjisë kanë nxjerrë jashtë funksionit qindra pajisje elektroshtëpiake dhe makineri industriale, thonë banorët e fshatit Mursi, ku përveç 1100 lidhjeve me familje ushtrojnë aktivitetin edhe rreth 150 binese.

15:30
Rekordi i “Pranverë në dhjetor”. Audiencë maksimale në Top Channel

Shqiptarët e kanë pritur vitin 2019 duke trokitur gotat përpara ekranit të Top Channel, në një tjetër natë ndërrimi vitesh që theu rekord audience.

15:10
S’ka të lënduar nga fishekzjarret, por disa “e teprojnë” me alkoolin

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore u përball me një fluks telefonatash nga qytetarët që kërkonin ndihmë.

14:44
Shpërthimi në qytetin rus, të paktën 7 të vdekur dhe mbi 40 nën rrënoja

Të paktën 7 persona janë konfirmuar si të vdekur nga tragjedia që preku qytetin rus të Magnitogorskut, rreth 1700 kilometra në lindje të Moskës, ku si pasojë e një shpërthimi të tubacionit të gazit, u rrënuan rreth 48 banesa.

14:33
Furgoni mësyn në turmën e festuesve, plagosen disa persona në Tokio

Të paktën tetë vetë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur një automjet u fut mes një turme që ishte duke festuar Ditën e Vitit të Ri në Tokio.

14:21
Pogba sulmon Mourinhon: Tani po sulmojmë dhe po sillemi si Manchesteri

Priti shkarkimin e trajnerit për të shpërthyer dhe për të justifikuar 100 milionët e shpenzuar në merkato por tani Paul Pogba’ ka ironizuar Jose Mourinhon, teknikun me të cilin pati një marrëdhënie të vështirë në “Old Trafford”. Mesfushori francez ka qenë protagonist në ndeshjet e fundit të Manchester United.

14:09
Dita e parë pa baste e kumar, si erdhi vendimi për mbylljen

Pikave të basteve ju është vënë dryni. Gjithsej të licencuara operonin në Shqipëri 5550 të tilla, por qindra të tjera punonin pa licencë. Bastet mbërthyen shqiptarët për vite të tëra dhe duke filluar që sot, ato nuk do të jenë më funksionale.

13:37
Vit i ri me prurje të reja, Kosovës i bashkohen dy lojtarë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po përgatite këtë vit për një kalendar të ngjeshur që do ta impenjojë dhe në eliminatoret e Europianit 2020. Skuadrës së trajnerit Bernard Shaland, pritet t’i shtohen elementë të tjerë cilësorë që do të ngrenë lojën në një tjetër nivel.

13:25
Festë në punë, shumë njerëz presin vitin e ri në krye të detyrës

Ndërrimi i viteve është festa që bën bashkë familjen. Të gjithë duan që nata e ndërrimit të viteve të jetë sa më e qetë dhe e hareshme. Por që të realizohet kjo, shumë persona të profesioneve të ndryshme duhet të punojnë.

13:18
Viti i ri vjen me rënie temperaturash, ja parashikimi i motit për ditët në vijim

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po influencon në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot relativisht të qëndrueshëm.

13:12
Rama e nis vitin te “Koço Gliozheni”, dorëzon çeqet për të sapolindurit

Vizitën e parë për vitin e ri, kryeministri Edi Rama e kreu në maternitetin Koço Gliozheni, në kryeqytet.

12:34
Ndërrimi i viteve nëpër Shqipëri/ Gjirokastra nuk shpenzon për fishekzjarre, Fieri “harron” që ka festë

Në qytetet e vendit nata e ndërrimit të viteve ka qenë një festë me fishekzjarre, jo vetëm të hedhur në mënyrë të organizuar nga bashkitë, por edhe nga individë, pavarësisht ndalimit të tregtimit të tyre.

12:27
Familja që nuk feston, bukë dhe qumësht natën e vitit të ri

Për shumë familje në Bulqizë, tryeza e vitit të ri ka qenë mjaft e varfër, pasi pjesa më e madhe jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike, por ka edhe nga ata që natën e vitit të ri nuk e kanë festuar.

12:18
Incidenti i parë regjistrohet në Fier, plagoset me armë një 30-vjeçar

Nuk kanë munguar as incidentet në orët e para të vitit të ri, teksa rasti i parë raportohet nga qyteti i Fierit.

12:01
Fëmija i parë vjen në jetë në minutën e parë të vitit

Fëmija i parë për vitin 2019, ka lindur në minutën e parë të vitit të ri, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet.

11:49
Fishekzjarret “ndezin’ atmosferën edhe në Tiranë (Foto)

Ashtu si në thuajse të gjithë kryeqendrat e botës, një mozaik spektakolar ngjyrash u krijua edhe në qiellin e Tiranës, në momentin e ndërrimit të viteve.

00:00
Gëzuar Vitin e Ri 2019 nga Top Channel!

Lamë pas një vit e jemi gati të nisim një 2019. Urojmë që të jetë një vit i mbarë për ju dhe familjet tuaja.

E hënë, 31 Dhjetor 2018
21:24
“Pranverë në dhjetor”/ Shihni spektaklin festiv të Top Channel edhe në YouTube

“Pranverë në dhjetor”, një spektakël me pjesë humoristike të interpretuara nga aktorët më superiorë të humorit shqiptar, të shkuara njëra pas tjetrës në një fill të padukshëm regjisorial, të gërshetuara me këngë e balet nga artistët më të njohur e më të pëlqyer të artit skenik e të drejtuar prej disa prej moderatorëve më në zë e më simpatikë të Top Channel.

19:32
Studentët shpallen “Personazhi i vitit” në Top Channel për 2018-ën

Studentët me shumicë rekord të votave u shpallën “Personazhi i vitit” në Top Channel për 2018-ën.

18:42
Presidenti Meta uron shqiptarët: 2019-a të jetë viti i dialogut dhe hapjes së negociatave

Pak orë nga ndërrimi i viteve, shqiptarët i ka uruar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

18:09
Ndërrimi i viteve, Rama uron shqiptarët: 6 orët e fundit përpara se…

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar shqiptarët anembanë, në Shqipëri, Kosovë, diasporë e kudo në mbarë botën.

18:03
Studimi: Bërja e dhuratave i bën njerëzit më të lumtur se marrja e tyre

Dy psikologë amerikanë kanë treguar se dhënia e dhuratave na bën më të lumtur se marrja e tyre. Gëzimi për të dhuruar diçka zgjat më shumë se sa marrja e dhuratës. Me fjalë të tjera, për të parë dikë që me gëzim shpaketon dhuratat tona gjenerohet një emocion më intensifik dhe më i qëndrueshëm. Kjo u demonstrua nga dy studiues nga Shkolla e Biznesit Booth të Universitetit të Çikagos dhe Shkolla e Menaxhimit Kellogg në Universitetin Northwestern, Profesor Ed O’Brien dhe Profesor Samantha Kassirer.

18:03
Shfrytëzohen nga kriminelët, Eurozona i jep fund prerjes “500 Euro”

Eurozona do të ndalë së printuari kartëmonedhat 500-euroshe, apo prerjet në ngjyrë violetë që sipas autoriteteve janë mjeti më i përdorur nga kriminelët, teksa shumica e 19 vendeve që i janë bashkuar monedhës së përbashkët pritet ta zbatojnë nga muaji i ardhshëm.