Fëmija i parë për vitin 2019, ka lindur në minutën e parë të vitit të ri, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet.

Ai është një djalë, i cili erdhi në jetë pas një lindjeje me operacion, ndërsa kishte një peshë prej 3.15 kilogramësh.

Vetë mamaja e djalit, i cili u quajt Elis Gogu, pranoi mes emocionesh se nuk e priste që fëmija i saj do të ishte i pari për vitin e ri kalendarik.

Të emocionuar ishin edhe babai i fëmijës, por edhe familjarë të tjerë të tyre, që natën e ndërrimit të viteve e kaluan në një mënyrë tejet të veçantë.

Top Channel