Mavraj braktis Arisin e Selanikut për Ingolstadtin në Bundesliga 2

03/01/2019 11:59

Aventura e Mërgim Mavrajt në Greqi, tek Arisi i Selanikut ku aktivizohet edhe Migjen Basha, ka zgjatur vetëm pak muaj.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka përfunduar kontratën me ekipin grek, për t’iu bashkuar Ingolstadtit në Bundesligën e dytë në Gjermani.

Mavraj nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në futbollin grek dhe arsyet nuk i lidh me anën sportive.

Futbollisti do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman, gjatë fazës përgatitore dimërore që do të zhvillohet në Spanjë.

Ingolstadti, që mbyll me vetëm 10 pikë renditjen në Bundesligën 2, do të jetë skuadra e 7 gjermane në karrierën e Mavrajt. Më parë, ai ka luajtur për Darmstadt, Bochum, Greuther Furth, Këlnin dhe Hamburgun.

Top Channel