Arsenal dhe Tottenham arritën fitore bindëse në ditën e parë të vitit 2019 në Premier League.

“Topçinjtë” mundën 4-1 Fulhamin, duke “harruar” humbjen 5-1 ndaj Liverpool të vetëm disa ditëve më parë.

Granit Xhaka, Lacazette, Ramsey dhe Aubameyang ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Unay Emery. Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e pestë, me 41 pikë.

Ndërkohë, Tottenham mundi Cardiff 0-3 në transfertë me gola të Kane, Eriksen dhe Son. Tottenham ngjitet në vendin e dytë me këto 3 pikë.

Top Channel