Një 57-vjeçar nga fshati Memelisht ka dalë për të peshkuar dhe ka humbur kontaktet me familjen.

Familjarët janë alarmuar pasi varka e tij është parë në liqen bosh, e kanë njoftuar policinë, pasi dyshohet se mund të jetë mbytur.

Pritet mbërritja e polumbarëve për të kërkuar për trupin e 57-vjeçarit.

Mësohet se personi i zhdukur është Gezim Seitllari, me të cilin familjarët e tij kanë humbur kontaktet që më 31 dhjetor, ora 05 e mëngjesit, kur 57-vjeçari kishte dalë për të peshkuar.

Top Channel