Albin Kurti “mësyn” në Kuvend, Bedri Hamza pas takimit me kreun e LVV: PDK-ja do të mbesë në opozitë
10/07 10:37
Festë dhe fishekzjarre edhe në Prishtinë në ndërrimin e viteve.
Qytetarë të shumtë dolën nëpër rrugë për të pritur ardhjen e vitit 2019, me pjesën më të madhe që ndoqi koncertin e organizuar nga komuna në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në sekondat e para të 2019-s, qielli u ndriçua nga fishekzjarret dhe u ndez atmosfera nga performancat e shumë artistëve.
Prej disa vitesh, Komuna e Prishtinës organizon në natën e ndërrimit të viteve koncerte në qendër të qytetit. Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në festime.
Top Channel