Shqiptarët e kanë pritur vitin 2019 duke trokitur gotat përpara ekranit të Top Channel, në një tjetër natë ndërrimi vitesh që theu rekord audience.

Humori i trupës së Portokallisë, që në natën e ndërrimit të viteve erdhi me maratonën speciale “Pranverë në dhjetor”. Shqiptarët qeshën me vënien në lojë të personazheve që mbizotëruan jetën politike dhe sociale dhe zhvillimet më të mëdha të vitit që lamë pas, ku nuk munguan shpotitjet e minstrave të larguar tashmë nga qeveria Rama.

Në natën kur shqiptarët kanë më shumë dëshirë të qeshin, edhe njëherë humori i aktorëve të Portokallisë së bashku me zërin e këngëtarëve si Irini Qirjako, Manjola Nallbani, Juliana Pasha ishte pa rivalë.

Personazhet që kemi parë gjatë një viti ishin të ftuar këtë natë ndërrimi vitesh në Top Channel, duke sjellë humor me përballjen me aktorët që i kanë imituar në skenë.

Pranvera në Top Channel vazhdon edhe në natën e parë të vitit me Luanën dhe “Shiko kush LUAN”.

Top Channel