Banorët e Unazës së Re, protestë edhe në 1 janar
01/01/2019 19:11
Banorët e Unazës së Re, edhe në ditën e parë të vitit kanë vijuar me protestën e tyre.
Në mbështetje të banorëve ka qenë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
“Jam i bindur që qytetarët e bashkuar do të arrijnë të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës. Protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit, nuk ka opsion tjetër”, tha Balliu.
Top Channel