Tradita vazhdon… Ashtu si çdo 1 janar tjetër, që nga 1946, zhytës kurajozë sfidojnë të ftohtin për ta nisur vitin e ri me një hedhje nga një urë në qendër të Romës, në lumin e famshëm Tiber, ku temperaturat janë të acarta.

Pjesa më e madhe e italianëve qëndrojnë zgjuar gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve, duke festuar, ose pa mundur të flenë për shkak të festës së të tjerëve, ndaj 1 janari është një mundësi për t’u çlodhur, për të fjetur më gjatë.

Kjo ndodh për të gjithë, përjashtuar këta persona që mund edhe të quhen jo normalë, që zgjedhin të zhyten në Tiber.

Top Channel