Foto ilustruese

Një shtetas 57-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 9, teksa është përplasur nga një automjet kur ishte duke lëvizur me motoçikletë.

Viktima u identifikua me vonesë si 57-vjeçari A.L., banues në Mollaj të Mallakastrës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “24 orëshi” në Mallakastër, pjesë e autostradës Levan-Tepelenë.

Shkaktar i aksidentit është 27-vjeçari A.H., i cili teksa drejtonte automjetin tip “Range Rover” është përplasur me motoçikletën e viktimës, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Fierit, ku edhe do të merret në pyetje, ndërkohë që një grup hetimor po punon në vendngjarje për rrethanat e aksidentit, e sigurisht edhe për identifikimin e viktimës.

Top Channel