Një nga personazhet e ftuar të natës festive të 1 janarit në ekranin e Top Channel në “Shiko kush LUAN” ishte edhe Kejsi Tola.

Kejsi ishte përballë me Krusitën dhe u pyet se cila është njëra nga vajzat e “showbiz”-it e cila përpiqet, por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli.

Dhe përgjigjja e Kejsit ishte Olta Boka. Nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur mes vajzave, por me shumë gjasa Kejsit i duhej një emër me patjetër dhe ai i Oltës mund të ketë qënë i pari që i ka ardhur në mendje.

Kejsi Tola dhe Olta Boka kanë kaluar të njëjtën eksperiencë në Eurovizon duke përfaqësuar Shqipërinë, duke qënë shumë të vogla në moshë. Veç kësaj kanë qenë (ose janë) mike shumë të mira, edhe pse kohët e fundit nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Më parë këndonin së bashku në evente dhe mbrëmje të muzikës “live”, por kjo përgjigje e Kejsit në rubrikën “Shiko kush përgjigjet” në emisionin “Shiko kush LUAN” na bëri shumë konfuzë.

Top Channel