Natën e parë të vitit 2019, “Shiko kush LUAN” priti në studio familjen “Threedots”. Këngë, argëtim e padyshim humor në lojërat e organizuara nga stafi emisionit.

Në lojën “PaintBall” ishte Bruno i cili duhej t’i përgjigjej pyetjeve me anë të armës. Me humor këngëtari i “Threedots” drejtoi armën ndaj personazheve të vendosura me foto.

Sipas Brunos, artisti me “A” e madhe është Flori dhe ky i fundit ia vlen të dëgjohet në çdo kohë. Shkurte Gashi është ajo këngëtare me të cilën Bruno do e bënte një bashkëpunim, ndërsa me Cozman nuk do e bënte një të tillë.

Bruno shquhet për sensin e tij të humorit, të cilin nuk e la dhe jashtë kësaj loje. Ai qëlloi foton e Luana Vjollcës jo një, por tre herë. Sipas tij, Luana duhet të kalojë nga “Threedots” për të sjellë një hit të sigurtë, do t’i uronte fat për vitin që vjen dhe e cilësoi si “mama” nga vajzat që ishin në foto.

Ndërsa për kolegët e tij në “Threedots” Bruno bëri disa zgjedhje që shkrinë së qeshuri publikun. Vicky nuk e meriton famën që ka marrë, ndërsa me Klajdin qëndron vetëm se e ka koleg. Këngëtari habiti me rolin që do t’i jepte Onatit në showbiz, duke e bërë atë një futbollist.

E sigurisht që artisti i cili është në kulmin e suksesit sipas Brunos do ishte Flori, madje e cilësoi këtë të fundit si “baba” së bashku me Getoarin.

Top Channel