E shtunë, 08 Qershor 2019
08:09
Venezuelë, mbi 4 milionë persona braktisin vendin

Më shumë se katër milionë banorë të Venezuelës kanë ikur nga shteti i tyre, si pasojë e krizës ekonomike dhe asaj humanitare, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

08:02
Ndeshja Kosovë-Mali i Zi dhe trysnia politike

Ndeshja e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që përfundoi më rezultat të barabartë 1 me 1, u parapri me trysni politike.

E premte, 07 Qershor 2019
23:42
Shpresat, 1 pikë ndaj Turqisë

Kombëtarja shqiptare e U21 mori 1 pikë ndaj Turqisë në ndeshjen e radhës së kualifikueseve për Euro 2021.

22:56
Kosova merr një pikë përballë Malit të Zi

Në një stadium të boshatisur në Podgoricë, për shkak të pezullimit nga UEFA, Kosova nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 1-1 përballë Malit të Zi, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020-ës.

22:29
Zyrtare: Real Madrid blen Hazard për 100 milionë euro

Eden Hazard është nga sot futbollist i Realit të Madridit.

22:17
Nuk keni nevojë për operacione plastike për t’u dukur bukur! – Foto

Shumë femra kanë menduar të paktën një herë të ndryshojnë imazhin e tyre. Ndonjëherë kemi frikë të heqim dorë nga ngjyra e flokëve, makeup, mënyra se si vishemi. Por jemi të sigurt që me një makeup të duhur dhe një stilim flokësh ideal, mund të kthejë çdo femër në një modele.

21:20
Meta për “Deutsche Welle Shqip”: Bundestagu, vullnet të qartë për të ndihmuar kapërcimin e krizës në Shqipëri

Deutsche Welle: Z. President, ju ndodheni aktualisht në Berlin. Cili ishte qëllimi i vizitës suaj në Gjermani? Presidenti Meta: Kjo vizitë ishte në funksion të pjesëmarrjes në takimin ndërkombëtar të Berlini, organizuar nga parlamenti gjerman, Bundestag. Unë pata kënaqësinë edhe të mbaj një fjalë përshëndetëse dhe të jepja disa mesazhe. Përveç kësaj vizita ishte e […]

21:19
Japonia kritikohet për ndërtimin e murit qindra km të gjatë

Pas katastrofës së vitit 2011, qeveria japoneze vendosi të ndërtojë mure të lartë për t’u mbrojtur nga cunami.

20:58
Thaçi përballë Vuçiçit. Debat i nxehtë, “duhet të bëjmë një marrëveshje”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç patën një përplasje lidhur me një marrëveshje të mundshme mes Prishtinës dhe Beogradit.

20:50
Foto/ Prezantohet megajahti me përmasa të një suite mbretërore

Së shpejti do të dali në treg super jahti magjepsës, me përmasa të një suite mbretërore, me 5 dhoma pritje dhe një hapësirë gjigante ku mund të drekosh.

20:44
Lutje në kishë për krizën

Në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajtën mesha për krizën politike që po kalon vendi.

20:38
Fiks Fare/ Mashtrimi me rimbursimin 10 lekë për litër të blegtorëve për qumështin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes procedurat e dy ministrive, të Bujqësisë dhe Financave, të cilat kanë lënë jashtë skemës mijëra blegtorë nga përfitimi i 10 lekë për çdo litër qumësht.

20:28
Darka me të bardha e Parisit. Pikniku super elegant përballë Luvrit

Me mijëra të ftuar, të veshur në të bardha, u mblodhën në kopshtet Tuileries ( Tyjlëri) në Paris për një “Darkë të bardhë“ përballë me muzeun e Luvrit. Pikniku gjigant dhe super elegant, është një tradite e përvitshme në qytetin e dritave. Vetëm së vendi se ku do të zhvillohet mbahet sekret dhe pjesëmarrësve, u zbulohet vetëm në minutat e fundit.

20:23
Infermieri që vrau mbi 100 pacientë

42 vjeçari u injektonte pacientëve ilaçe vdekjeprurëse, pastaj bënte heroin duke u përpjekur t’i shpëtonte.

19:59
Haradinaj: Ja kur e heq taksën ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është zmbrapsur nga qëndrimi i mëhershëm për zbatim të masës mbrojtëse 100 përqind deri në njohje reciproke.

19:59
Merr fund gjithçka! Bradley ndahet nga Irina Shayk

Bradley Cooper dhe Irina Shayk i japin fund marrëdhënies 4-vjeçare.

19:58
Rrahën stjuardesën sepse nuk u puth në buzë me shoqen

Dy vajza lesbike janë rrahur keq në një autobus të Londrës sepse nuk u bënë qejfin një grupi djemsh, dhe nuk u puthën në buzë përpara tyre.

19:45
Veliaj: Kampusi do jetë shembullor. Ne po bëjmë planet për Tiranën e 2030-s

Nga kombinati, ku zhvilloi takimin elektoral, për zgjedhjet e 30 qershorit, kryebashkiaku Erion Veliaj, foli edhe për protestën e opozitës të shtunën.

19:37
Rama: Për Bashën hetim në SHBA

Nga ura vajgurore, ku prezantoi kandidaten socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit, Kryeministri Rama ka folur për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild.

19:35
Prokurori i dosjes 339/ Hajdarmataj shtoi dhe krimin në zgjedhje

“Kemi besim, se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë e më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë”.

19:34
“Rosakë të shëmtuar” që u trajtuan ndryshe pasi u zbukuruan

Fakti që gjinia e kundërt të trajton më mirë kur u dukesh tërheqës, nuk është diçka befasuese.

19:09
NASA hap dyert dhe ofron udhëtime turistike në Stacionin Hapësinor

NASA ofron mundësinë për të gjithë turistët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, vetëm për 27,500£ për një natë, duke nisur nga viti që vjen.

19:06
Basha para protestës: Rama manipulator gjakftohtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me një fjalë të gjatë foli për qytetarët përpara protestës së radhës kombëtare që pritet të zhvillohet pasditen e së shtunës.

19:02
Napoli, atje ku njerëzit ndihen ndryshe nga e gjithë bota

Napoletanët, sidomos ata që jetojnë në Lagjet Spanjolle, në Sanita dhe Forçela, besojnë se janë ndryshe nga pjesa tjetër e Italisë, e madje e gjithë botës.

18:51
Tiranë/ 36-vjeçarja vetë hidhet nga kati i dytë

Një shtetase 36-vjeçare është vetë hedhur nga kati i 2 i pallatit në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

18:42
Ëndërronte të dukej si kukulla Barbi. Ja rezultati pas 15 operacionesh! – Foto

Një studente 22-vjeçare ka bërë publike transformimin e saj pas 15 operacionesh të ndërmarra në pjesë të ndryshme të trupit të saj.

18:41
Ritës i shkon e kuqja!

Është përfolur se ajo e ka ringjallur romancën e saj me të dashurin, Andrew Watt.

18:23
Tre të vdekur nga ushqimi i spitalit

Tre pacientë kanë vdekur në Angli pasi sanduiçët e ofruar nga spitali kishin qenë të infektuar me listeri. Tre pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

18:17
Voila-Emisioni i Plotë, 07 Qershor 2019 

Një prej personazheve me më shumë influencë në botë është edhe Rihanna, e cila e filloi karrierën e saj si këngëtare, eksperimentoi paksa në aktrim, tani është bërë edhe biznesmene dhe stiliste duke krijuar dy linjat e saj, atë të make up-it dhe të të brendshmeve.

18:12
Pasi luftoi me vdekjen, Sasa Hoda flet për nënën që e braktisi: Jam e lumtur që s’ jam me të!

Saranda Hoda, e njohur për publikun si Sasa, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën e saj të re, pasi kaloi sëmundjen e rrallë dhe nisi të ndiqte ëndrrat e saj.

18:05
Rama për opozitën: Mund të vendosë të vetëvritet politikisht, por nuk vendosin gjë për ne

Nga Ura Vajgurore, kryeministri Edi Rama është shprehur se opozita ka frikë nga zgjedhjet dhe prandaj “kërcënojnë rrugëve me popullin imagjinar të punonjësve të bashkive të tyre”.

18:04
Skandalet seksuale më të famshme të Romës së lashtë

Nëse romakët e lashtë dinin se si ta bënin mirë një gjë, ajo ishte festa.

17:51
Meta: Bundestagu, rol kyç për garantimin e perspektivës europiane të Shqipërisë

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku mori pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën europiane të vendit dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian sa më parë.

17:33
Ronela Hajati surprizon sërish, pritet lançimi i një projekti tjetër

Kohët e fundit këngëtarja shqiptare Ronela Hajati duket se po i kushton një vëmendje të madhe muzikës.

17:28
Armina merr dedikimin që çdo vajzë do ta dëshironte

Armina Mevlani, një ndër bukuroshet shqiptare që ka spikatur gjithmonë për pamjen e jashtme si edhe stilin vintage që ajo ka, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen.

17:23
Sot në fushë Kosova, luhen kualifikueset për Euro 2020

Futbolli europian prezanton sot në mbrëmje disa sfida të rëndësishme për fushatën kualifikuese në turneun kontinental, finalet e të cilit do të zhvillohen vitin tjetër.

17:18
‘Miguel’ godet Francën, 3 të vdekur

Stuhia ‘Miguel’ që ka goditur Francën ka marrë jetën e tre personave pasi anija e tyre u mbyt. Viktimat ishin pjesë e ekuipazhit së bashku me 4 të tjerë të cilët arritën të mbijetonin.

17:10
Butrint Imeri publikon këngën më të re, pjesë e klipit Kiara Tito

Këngëtari Butrint Imeri, ka publikuar sot këngën e tij më të re, me titull “Hajt Hajt”, që mesa duket do të jetë pjesë e hiteve verore, në tregun muzikor shqiptar.

16:59
Rama i akuzon për përbaltje. Ja përgjigjia që i jep Salianji në Top Talk

Opozita jashtë parlamentare i cilëson si një fushatë denoncuese të gjitha veprimet e saj kundër qeverisë Rama, ndërsa ky i fundit sjelljen dhe deklaratat e opozitës i cilëson si një fushatë përbaltjeje për Shqipërinë.

16:41
Gazetari i “The Guardian” për Tiranën: Një qytet interesant, i mrekullueshëm për t’u vizituar

Tirana, prej kohësh tanimë, tërheq vëmendjen e gazetarëve të huaj për gjallërinë që ka, por edhe për transformimin e pësuar, sidomos kur ndërthuret ruajtja e së shkuarës me modernizmin.

16:37
Foto/ Prezantuesja më seksi e motit ka diçka për të thënë

Është cilësuar si prezantuesja më seksi e motit, në Argjentinë, Sol Perez, ka bërë një deklaratë shokuese rreth asaj që asaj i pëlqen në krevat.

16:36
Salianji në “Top Talk”: Nëse PD do të kishte prokurorë nën kontroll Dako e të tjerë do ishin në burg

Një ditë më parë publikimi i disa përgjimeve nga “Dosja 399” në faqen online të gazetës gjermane solli edhe reagimin e dy prokurorive, asaj të Tiranës dhe asaj të Krimeve të Rënda për nisjen e hetimeve mbi rrjedhjen e informacionit për një çështje në hetim.

16:28
36 mijë maturantë në provime/ Testimi për gjuhën e huaj. Vlerësimi do bëhet elektronik

Rreth 36 mijë maturante kanë zhvilluar këtë të premte provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi nisi në orën 10, ndërkohë që maturantët janë paraqitur në ambjentet e shkollës 1 orë e gjysmë para për të shmangur kaosin e ndarjes së tyre në klasa si dhe për të kryer kontrollin […]

16:20
Ekstradohen nga Londra dhe Belgjika dy shtetas të kërkuar për krime financiare

Dy shtetas të kërkuar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar janë ekstraduar nga Londra dhe Belgjika.

16:12
Hazard tek Real Madrid, ja transferta që ‘shkundi’ merkaton

Thuajse tashmë është e përfunduar. Eden Hazard do jetë lojtari i ri i Real Madrid. Sipas asaj që raporton Daily Mail, marrëveshja mes Real Madrid dhe Chelseas është arritur dhe belgu do transferohet në Madrid për 130 milion paund.

15:40
Vlora, kryeqyteti i turizmit/ Në plazhe gjen më shumë turistë të huaj

Bregdeti i Vlorës u mbush me plazhistë menjëherë pas ngrohjes së motit.

15:30
Durrës/ Hyrja e portit do thellohet për të lejuar hyrjen e anijeve të mëdha dhe kroçerave

Për herë të parë pas disa dekadash porti i Durrësit dhe kanali hyrës i tij do të thellohen. Investimi nga autoriteti portual llogaritet në 7,1 milion euro.

15:23
Serbi që do shqiptarët/ I riu nga Beogradi flet shqip dhe mban flamurin kuq e zi

Mediat kosovare e quajnë “serbi që dashuron Kosovën dhe popullin shqiptar”. Mund të tingëllojë e çuditshme nisur nga tensionet e mëdha mes dy vendeve, por është e vërtetë. Tomislav Perusic është një i ri nga Beogradi i cili prej disa vitesh e ndan jetën e tij mes kryeqytetit serb dhe atij kosovar

15:15
“Dosja 339”/ 74 persona në hetim. Prokuroria tregon dosjen e nxehtë: Më e madhja e hetuar

Më në fund prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë pavarësisht se pjesërisht. Kryeprokurorja e krimeve të rënda Donika Prela nën shoqërinë e njërit prej prokurorëve të dosjes dha detaje të mënyrës se si është hetuar kjo çështje.

15:14
Rama: Shkrime të paguara për të dëmtuar Shqipërinë

Erion Veliaj që garon për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës sëbashku me kryeministrin Edi Rama e vijuan fushatën elektorale me banorët e Njësisë Adminstrative nr 10 në kryeqytet, nga ku për herë të parë pas shumë kohësh Fatmir Xhafaj u shfaq në publik përballë kryesocialistit Rama.

14:49
Berisha: Drejtorët e shkollave shpërndajnë tezën e provimit/ MASR: PD keqinformon!

Pas publikimit të disa fotove nga ish-kryeministri Sali Berisha mbi shpërndarjen e tezave të provimit të maturës të gjuhës angleze ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sipas MASR ky është vetëm një keqinformim i Partisë Demokratike.

14:42
“Bistrica 2019”, shkon në 14 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në 14 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bistrica 2019”

14:32
Rama për median italiane: Nëse në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, jemi të dytët pas jush

Si do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri? Kjo është pyetja që median italiane “Oggi” i ka bërë kryeministrit Edi Rama.

14:22
Krujë/ Apel për ndihmë, kërkohet një 34 vjeçar

Një shtetas me probleme mendore është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur. Bëhet fjalë për shtetasin Defrim Tara, 34 vjeç.

14:18
E reja qëllon kunatin me thikë në Kamzë, një tjetër plagosje shënohet në Tiranë

Dy plagosje me thikë kanë ndodhur sot në Tiranë në kohë dhe vende të ndryshme.

14:14
KPK konfirmon në detyrë prokurorët Kondili dhe Nakuci

Prokurori i krimeve te Rënda si dhe kandidat për në SPAK, Edvin Kondili është konfirmuar në detyrë.

14:03
Wake Up/ E dini cila është origjina e fjalës OK?

Sa herë e kemi shkruar ose kemi përdorur gjeste për të thënë OK? Por çfarë do të thotë në të vërtetë dhe kur ka lindur përdorimi i saj?

13:58
Këshilli Bashkiak miraton 18 shërbime të tjera për studentët, Veliaj: Janë shpërndarë 10 mijë karta studenti

Listës së shërbimeve që do të përfitojnë falas ose me çmime të reduktuara studentët e universitete të Tiranës falë Kartës së Studentit i shtohen edhe 18 të tjera.

13:49
“Çdo gjë mund të ndryshojë”, Meta citon Merkelin

Presidenti Ilir Meta ka postuar në facebook një citat nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

13:46
Ndërtesat më “djallëzore” në botë

Këto janë disa nga ndërtesat më të çuditshme në botë. Arkitektura dhe natyra bashkohen, duke krijuar idenë e një monstre.

13:44
KPA vendos datën për Xhezair Zaganjorin

Të martën më datë 25 qershor Xhezair Zaganjori do të dalë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

13:37
Cakaj takohet me Mogherinin: Shqipëria meriton hapjen e negociatave në qershor

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi në Bruksel një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, ku u diskutua mbi avancimin e procesit të integrimit të vendit tonë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

13:32
Wake Up/ Rekordi Guinnes, 21 vjeҫarja personi më i ri që ka udhëtuar në më shumë vende të botës!

Edhe pse në një moshë shumë të re, amerikania Lexie Alford ka arritur që të vizitojë 196 vende të botës, duke thyer kështu një rekord Guinnes.

13:22
Foto qesharake/Kur je fëmijë por dukesh si i moshuar

Mund të keni disa fotografi nga fëmijëria që do të ju turpërojnë, por nuk besoj se kemi edhe nga ato kur jeni 6 vjeç, por dukeni si 60.  Nëse jeni përgjigjur po, ne kemi lajme të mira – ju nuk jeni i vetmi. Dhe nëse ju përgjigjeni jo, ne kemi edhe lajme më të mira – ju jeni gati të qeshni me zë të lartë.

13:13
Wake Up/ Mirela Hasanaj: Punësimi mjekëve online, shmangen abuzimet

Të gjesh një punë pasi ke mbaruar shkollën specializimet e një pas njëshme nuk është aq e lehtë.

13:10
WakeUp/ “Euro 2020”, kombëtarja kuqezi gati nesër për Islandën

Kombëtarja shqiptare luan nesër sfidën me Islandën për kualifikueset e “Euro 2020”.

13:04
Wake Up/ “Bang Bang Show” me yjet e “The Voice Kids”, festë të madhe më 8 qershor

Fundjava erdhi dhe më shumë se të gjithë i presin fëmijët. Meqenëse DigitAlb, kompania lider në fushën e medias këtë verë (me 15 korrik) feston 15 vjetorin e krijimit ka nisur prej kohësh festimet me koncerte dhe oferta të shumta.

13:03
Epidemitë e sëmundjeve vdekjeprurëse, OBSH: Një “normale” e re

Bota po hyn në një fazë të re, ku shpërthimet e mëdha të sëmundjeve vdekjeprurëse si “Ebola” janë “një normale e re”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

13:00
Veliaj: Miratohet fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë

Ashtu siç premtoi pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës është e para e cila u vjen në ndihmë banorëve të qarkut Korçë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit.

12:57
Iu thye shishja e parfumit në këmbë, gruaja rrezikoi të vdiste

Një nënë e dy fëmijëve, iu lut një kirurgu që t’i priste këmbën për shkak të një aksidenti të çuditshëm. Gill Haddington, 42 vjeçe, nga Morecambe, Lancashire, u dëmtua nga një shishe parfumi, i cili u rrëzua dhe ra tek këmba e saj e djathtë në shtator 2015.

12:50
Cirku i së ardhmes? Zëvendësohen kafshët (Video/Foto)

Gjithnjë e më shumë, organizatat jo qeveritare që mbrojnë të drejtat e kafshëve ngrenë zërin për trajtimin e këtyre të fundit, përfshirë shfrytëzimin e tyre për qëllime argëtimi nga cirqet e ndryshme.

12:32
Ambasadori Norman: Pavarësisht si përfundojnë problemet tona politike lidhjet Britani-Shqipëri do vijojnë të rriten

Në Tiranë Ambasada Britanike mes shumë të ftuarish festoi ditëlindjen e Mbretëreshës nga ku ambasadori Duncan Norman tha se, pavarësisht se si do të përfundojnë problemet tona politike aktuale, këto lidhjet me Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të rriten.

12:31
Marc Almert, somelieri më i mirë që nuk e donte verën

Vetëm 10 vite para se të kurorëzohej someljeri më i mirë në botë, pasi fitoi në një konkurs rigoroz ndërkombëtar përballë dhjetëra njohësish elitarë të verës, Marc Almert mendonte se kjo e fundit “ishte e shpifur”.

12:27
Muzeu më i ri në Tiranë. “AFP”, në shtëpinë e Kadaresë

Ismail Kadare ngre perden për të lejuar të hyjë drita në apartamentin e tij në Tiranë, atje ku ai shkruante në kohët e errëta të komunizmit. Një hapësirë, që tani vizitorët mund ta prekin nga afër, pasi ish-shtëpia e tij është kthyer në një muze.

12:23
Matura 2019/ Përfundon provimi i gjuhës së huaj

Mbi 36 mijë maturantë iu nënshtruan sot provimit të gjuhës së huaj. Pjesa më e madhe e pyetjeve ka qenë me alternativa, korrigjimi i të cilave do të bëhet në mënyrë elektronike.

12:22
Hipotekat, zyra “torture”/ Për një certifikate prone, në Korçë duhet të ndërhyjë “portali”

Banorët e Korçës dhe fshatrave të këtij qarku vazhdojnë të mbeten peng i procedurave të zgjatura dhe sorollatjeve në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

12:16
Arsimi në Kosovë, mungojnë asistentët e mësuesve për nxënësit me nevoja të veçanta

Miradije Maloku, prej 30 vitesh është mësuese e arsimit fillor, por së fundi është duke u përballur me një sfidë ndryshe. Në mesin e 31 nxënësve të klasës së parë, 3 prej tyre janë me çrregullimin e hiperaktivitetit.

12:16
Mes ajrit dhe ujit të ndotur; Zharrëz, banorët: Zërin tonë s’e dëgjon askush

Pak metra larg shtëpive të fshatit Zharrëz, i cili ndodhet mbi një sipërfaqe naftëmbajtëse gjen pellgje me hidrokarbure. Ndaj për këta banorë nafta nuk është pasuri, por sëmundje.

11:58
“Yves Saint Laurent, sfilatë me veshje për meshkuj në Malibu

“Yves Saint Laurent” ka shpalosur vizionin e saj për modën për meshkuj, për sezonin “Pranverë-Verë 2020”, në një sfilatë në Malibu të Kalifornisë, me drejtorin krijues të markës, Anthony Vaccarello, që sjell tendencat më të fundit.

11:50
Rrëfehet ish-menaxheri: Pasioni (jo) i fshehtë i Bob Marley

Bob Marley dashuronte futbollin. Ish-menaxheri i tureve, njëkohësisht një ish-lojtar futbolli profesionist tregon për adhurimin që superylli i “Reggae”-s kishte për sportin.

11:21
Kush janë subjektet e hetimit në “Dosjen 339”? Flet Imeraj

Drejtuesja Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka refuzuar të flasë rreth “Dosjes 339”,  ku një ditë më parë  prestigjiozja gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të reja mes Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut dhe zyrtarë të Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit.

11:16
Rama: Çdo bashki nga një shtëpi për të prekurit nga tërmeti në Korçë

Erion Veliaj që garon për një mandate të dytë për Bashkinë e Tiranës sëbashku me kryeministrin Edi Rama e vijuan fushatën elektorale me banorët e Njësisë Adminstrative nr 10 në kryeqytet, nga ku për herë të parë pas shumë kohësh Fatmir Xhafaj u shfaq në publik përballë kryesocialistit Rama.

11:06
Arrestohen 4 policë, 6 të tjerë pezullohen/ Akuzohen për kontrabandë

10 efektivë policie dyshohet se janë përfshirë në afera kontrabande në pikat kufitare të vendi, kryesisht në Qafë Botë, duke futur mallra dhe makina kontrabandë në Shqipëri pa respektuar asnjë nga rregullat e zhdoganimit.

11:00
“Punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës, po hetohen”

Punonjës të Policisë së Shtetit janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike apo kultivimin e saj. Në disa rrethe, si Shkodër dhe Vlorë kanë nisur hetimet ndaj disa funksionarëve të Policisë së Shtetit nga SHÇBA, që dyshohen se janë përfshirë në rastet abuzive.

10:42
Ditëlindja e Mbretëreshës, Ambasada britanike feston edhe në Tiranë

Ditëlindja e Mbretëreshës Elizabeth II është festuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, në ambientet e Hotel “Rogner”, me një festë gala ku ishin të ftuar personalitete të larta politike dhe të fushave të tjera.

10:36
Pas sulmeve mbi 4 çisternat qëndron një “aktor shtetëror”

Emiratet e Bashkuara Arabe i thanë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se, ka shumë gjasa që një “aktor shtetëror” të ketë sulmuar 4 çisternat në brigjet e tyre.

10:33
Britani, Theresa May dorëhiqet nga kreu i Partisë Konservatore

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të japë sot dorëheqjen nga pozita e udhëheqëses së Partisë Konservatore, ndërsa do të mbetet kryeministre teknike derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.

10:25
Meta në Berlin: Kërkova hapjen e negociatave

Presidenti Meta mori pjesë në Mëngjesin Ndërkombëtar të Lutjeve në Berlin me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”: Çelje sa më shpejt e negociatave brenda qershorit

10:15
Shtëpitë e prishura nga tërmetet në Korçë, Rama zbulon planin e rindërtimit

Kryeministri Rama gjatë një takimi me banorët e Njësisë Nr 10, në Tiranë premtoi se banesat e prishura nga  tërmetet në fshatin Floq të Korçës, do të rindërtohet dhe për këtë do të përdoret edhe një pjesë e fondeve të fushatës.

10:09
Gjendet një krijesë misterioze në bregdet, habiten shkencëtarët

Një krijesë misterioze është gjetur në një plazh të Karolinës së Veriut. Ka qenë një kalimtar i rastit ai që zbuloi gjallesën e pazakontë, të mbuluar me gjemba.

09:43
Çelja e negociatave/ Merkel refuzon hapjen e shpejtë, kërkon shtatorin

Süddeutsche Zeitung i referohet takimit të komisionit të Bundestagut për Europën. Merkel thuhet ka refuzuar aty kërkesën e Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

09:28
Sekretet e 6 pikturave të famshme

Para se të përfundojë një vepër arti, artisti shpesh ndryshon detajet. Ndodh me shkrimtarët, skulptorët dhe madje piktorët. Por, ndërsa projektet janë lehtësisht të lexueshme për një roman, ne pothuajse gjithmonë dimë vetëm një version përfundimtar të një pikture.

09:19
Foto-Lajm/ Rama dhe Veliaj e nisin ditën me një ecje në rrugët e Tiranës

Kryeministri Edi Rama dhe  kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë fotografuar së bashku mëngjesin e sotëm teksa ecin qetësisht në rrugët e kryeqytetit.

09:09
“Botërori” i Armenisë, “Kombëtarja” e Çamërisë mbërriti deri në katërshe

Ndërkohë që pritet pjesëmarrja e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, teksa e pret Islanda mbrëmjen e së premtes, një tjetër ekip përfaqësues i Shqipërisë ka arritur deri në gjysmëfinalen e një aktiviteti ndërkombëtar.

09:03
Interi “godet” në mërkato. Barella, lojtar zikaltër në pritje të Dzekos

Nicolò Barella do të jetë javën e ardhshme futbollisti më i ri i Interit.

09:00
Një “pushtim” fushe që vlen parà për Wolanskin

Pushtimi i fushës në finalen e Champions League, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, nga ana e Kinsey Wolanskit, solli gjobitjen e vajzës simpatike, por kjo shumë është e papërfillshme me fitimet e saj.

08:57
Mat, digjen automjetet e zyrtares së Partisë Demokratike

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës.

08:57
Ankand për Muriqin në Turqi. Sulmuesi i Kosovës vlen 10 mln euro

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është kthyer në objektivin kryesor për shumë klube futbolli në Turqi.

08:52
Liga e Kombeve, Holanda në finale mes drithërimave

Finalja e edicionit të parë të Ligës së Kombeve në futboll do të diskutohet mes Holandës dhe Portugalisë.

08:27
Kafshë pa turp

Ne të gjithë i duam kafshët dhe shumë njerëz zgjedhin të jetojnë me disa prej tyre, sidomos me macet dhe qentë.