Në Maqedoninë e Veriut sistemi shëndetësor është i organizuar edhe në aspektin publik por edhe privat.

Ideja për të zgjedhur në publik apo privat, po konsiderohet si e rrezikshme për sektorin publik shëndetësor, pasi një vendim i tillë do mund të qonte të ikjen e punëtorëve shëndetësor nga sektori publik, mjekë dhe sindikata.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla thotë se edhe Kushtetua e Kosovës, punonjësve mjekësore ua jep të drejtën që të punojnë në dy sektorët.

Syla i ka thënë KosovaPress-it, se derisa sektori publik shëndetësor ende nuk është në nivelin e dëshiruar, ekziston nevoja që pacientët të marrin ende shërbime mjekësore nga sektori privat.

“Nuk mund sot të kërkoni që një mjek specialist i cili i ka së paku 13 vite shkollë profesionale të kryer që me 600 apo 750 euro, apo edhe 1200 euro që do të bëhet që të jetë vetëm në shërbim të sistemit publik. Andaj unë konsideroj se duhet të shtjellohet shumë mirë edhe ana financiare dhe kushteve të punës sepse pa kushte të punës nuk mund t’ia dalim”, tha ai.

Kryesindikalisti i shëndetësisë kosovare duke i konsideruar si mizerje pagat e mjekëve, thotë se ekziston rreziku që ata të zgjedhin sektorin privat karshi atij publik dhe spitalet publike të mbesin pa kuadro mjekësor.

“Këtu është edhe një rrezik tjetër një mungesë e madhe e mjekëve të cilët e kemi mund të supozojmë që në QKUK e kemi regjione nëse ndodh kjo, atëherë unë kam frikë se mjekët të cilët e kanë përvojë do shkoj atje ku e kanë më mirë, atje ku paguhen edhe më mirë dhe me një rast ku popullata është më se e etur për të marrë shërbim në sistemin publik, është mirë të mendohet mirë se si të mbahen këto kuadro e jo kështu t’i qojnë“, theksoi Syla.

Mendim të njëjtë me Sylën ndan edhe gjinekologu, Jakup Ismaili, i cili për KosovaPress, thotë se nëse ideja e Kurtit gjen zbatim, atëherë më së shumti do pësojnë pacientët.Sipas tij, për shkak të pagës së ulët, mjekët do largohen drejt sektorit privat për shkak se aty kanë të ardhura më të mira.

“Me këtë pagë, me këtë situatë, me të ardhura 600-700 euro që të përcaktohet, mendoj se është ndoshta veprim i ngutur se kam përshtypjen se të gjithë ata mjekë të cilët kanë renome dhe emër, ata do të largohen nga sektori publik, do shkojnë në sektorin privat. Kam përshtypjen se më shumë do pësojnë pacientët dhe po të ishte një pagë dinjitoze secili nga ne do të përcaktohej për sektorin publik”, thotë Ismaili.

Kryetari i Shoqatës së mjekëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Nevzat Elezi tha për KosovaPress, se në Maqedoninë e Veriut sistemi shëndetësor është i organizuar edhe në aspektin publik por edhe privat.Pacientët në këtë shtet të rajonit mund të marrin shërbime primare dhe sekondare nga mjekët e njëjtë edhe në sektori publik por edhe atë privat.

Elezi thotë se sa i takon shërbimeve terciare shëndetësore, është i organizuar vetëm në nivelin publik.

“Sistemi shëndetësor tek ne është i organizuar në ato privat dhe publik. Në sistemin privat niset nga ajo që sektori primar ku i kemi mjekët familjar gjegjësisht mjekët amë janë të organizuar në atë mënyrë që punojnë të gjithë në mënyrë private. Sistemi primar shëndetësor nuk ka sistem publik, por është i gjithi privat pacientët zgjedhin mjekun anë të cilët mandej i bëjnë të gjitha shërbimet sa i takojnë shkruarjes së recetave, dhënies së udhëzimeve deri tek specializantët. Por nuk është vetëm kjo e organizuar në mënyrë private por i kemi edhe specializimet e ndryshme kirurgjitë e përgjithshme, intervenimet e përgjithshme, pediatri të gjitha kanë mundësi të organizohen në mënyrë private dhe shtetërore. Sektori sekondar për mbrojtje sekondare është i organizuar dhe në atë publik dhe privat, dhe të njjta shërbime që i bëjnë në vendet publike nëpër spitalet publike kanë mundësi sipas kushteve që i ofrojnë ata mund t’i japin shërbime edhe si publik dhe privat”, tha Elezi.

Mendimi i kryetarit tëLëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili në bazë të rezultateve preliminare të KQZ –së, do jetë kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Kosovë po del të jetë problematik dhe të zbatohet edhe në baza kushtetuese. Kjo pasi që në vitin 2013, një grup deputetësh kishin dërguar në Kushtetuese, nenin 41 të Ligjit për Shëndetësi, që u kërkonte mjekëve të përcaktoheshin nëse duan të punojnë në publik apo në privat, por kushtetutesja duke iu referuar këtyre neneve, kishte marrë vendim se këto nene janë në mospërputhje me nenin 49 të Kushtetutës që flet për të ‘Drejtën e Punës dhe Ushtrimin e Profesionit’.

Top Channel