Lukaku: Mourinho dhe Conte janë mjaft të ngjashëm edhe pse përdorin skema të ndryshme

23/11/2019 13:02

Shuma e 75 milionë eurove të shpenzuara për Lukaun nga Interi u konsiderua si mjaft e konsiderueshme, për një sulmues që vinte nga një sezon jo i mirë në nivel individual.

Por sulmuesi i hodhi poshtë të gjitha polemikat e ngritura në drejtim të tij dhe deri më tani ka zhvilluar paraqitje shumë të mira me fanellën zikaltër, duke shënuar 9 gola në të gjithë kompeticionet. Sulmuesi Belg ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, belgu është shprehur se sheh ndonjë ngjashmëri midis ish trajnerit të tij Jose Mourinho dhe trajnerit aktual të tij Antonio Conte. Më tej ai foli dhe për sfidën e ardhshme ndaj Torinos, racizmin si dhe objektivat e zikaltërve në të ardhmen.

“Ka ngjashmëri mes Antonio Contes dhe jose Mourinhos dhe ata janë trajnerët më të mirë që kam pasur në karrierën time. Ata kanë karakteristika shumë të ngjashme edhe pse përdorin sisteme të ndryshme loje”, tha 26 vjeçari.

Më tej ai shtoi:

“Mendoj se kam dhënë më të mirën time me këta trajnerë sepse nëse nuk e bën këtë gjë, e ke shumë të vështirë me ta. Unë jam shumë i lumtur për Josen dhe mendoj se me të Tottenhami do të fitojë diçka në vitet e ardhshme sepse ai është një top trajner”.

Interi ditën e sotme do të luajë kundër Torinos, fitorja e fundit e Interit ndaj granatave regjistrohet në 26 tetor 2016, sfidë e përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të zikaltërve.

“Torino ka një skuadër shumë të mirë dhe kundër tyre nuk do ta kemi aspak të lehtë. Ne duhet të hyjmë në fushën e lojës me përqendrimin e duhur, ata kanë dt sulmues shumë të zotë, Andrea Belottin dhe Simone Zazan, dhe ne duhet të japim gjithçka nga vetja për ti munduar ata”, shtoi Lukaku.

Lukaku u pyet nga gazetarët edhe për episodin e racizmit që i ndodhi në momentin që goditi penalltinë në ndeshjen ndaj Calgiar-it.

“Racizmi në botën e futbollit është diçka që nuk mund të mohohet. Ne duhet të veprojmë si në Angli: të drejtpërdrejtë dhe të ashpër. Ka një dallim të madh me jetën brenda dhe jashtë fushës . Por, këtu në Milano, unë po jetoj mirë”, përfundoi fjalën e tij 26 vjeçari.

Top Channel