Mësohet se Migena Kajolli, 30 vjeçe, banuese në Fier është ndaluar dhe arrestuar nga organet policore për veprën penale “Mashtrim”.

Ndalimi i Kajollit, banuese në Fier, u bë nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe është dënuar me 8 vite burgim për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasojë të rënda”.

Së bashku me bashkëshortin e saj u shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, në maj të vitit 2018, pasi kishin mundur të merrnin në total një shumë prej 200 mijë eurosh.

Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe e shoqja, Migena Kajolli, 27 vjeçe nga Dërmënas i Fierit, kanë mashtruar “persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel