Një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit është goditur në Fier.

Kështu, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët po transportonin 5 shtetas sirianë që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme, saktësisht K.N., 25 vjeç dhe M.F., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip Benz duke transportuar 5 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel