E hënë, 04 Mars 2019
19:51
Makeup artistja e njohur shqiptare, dikur kamariere. Ja si e komenton sot

Vjosa Paçuku, makeup artistja e njohur me origjinë shqiptare ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

19:34
Lefter Maliqi i PD do bëhet deputet. Premton se do jetë opozitar i arsyeshëm

Lefter Maliqi është i pari nga lista e Partisë Demokratike, i cili pranon të ulet ne Kuvend si deputet i ri. Larg vëmendjes se medias, ai dorëzoi të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për marrjen e mandatit.

19:17
Meta: Jemi në krizë, jo vetëm politike. Bëni hapa pas

Presidenti Ilir Meta për herë të parë duke komentuar situatën polite në vend ka pranuar se tashmë Shqipëria është e mbërthyer jo vetëm nga një krizë politike.

19:03
Telashe për Solskjaer. Shumë mungesa ndaj PSG

Komplikohet gjithnjë e më shumë detyra e Manchester united për të përmbysur humbjen 0-2 me Paris Saint Germain në fazën e 1/8 të Ligës së kampioneve.

18:52
Në stol dhe me turp! Bale, largohet në qershor

Gereth Bale do të rikthehet në pankinën e Realit të Madridit mbrëmjen e kësaj të marte në një ndeshje ku galaktikët do të synojnë të shpëtojnë sezonin me kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

18:22
Dhuna në stadiume, reagon policia: Kemi kërkuar bashkëpunim për sigurinë. FSHF s’ka reaguar

Shkarkim përgjegjësie nga vetvetja i ka cilësuar Policia e Shtetit deklaratat e FSHF se do të kërkojnë për të disatën herë takim me drejtuesit e policisë, e cila sipas autoritetit më të lartë të futbollit duhet të marrë përgjegjësitë e saj.

18:09
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi/ Zëvendës sekretari i SHBA niset drejt Ballkanit

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur te dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

17:53
Pas incidentit në Kamëz, katër të ndaluar. FSHF kërkon policinë

Dhuna në stadiumet shqiptare është një fenomen që po përsëritet në futbollin shqiptar. Rasti më i fundit është ai i së dielës kur u dhunua arbitri Eldorjan Hamiti në sfidën mes Kamzës dhe Laçit për shkak të një 11 metërshi.

17:47
Juventus, një makinë rekordesh: 26 transferta pa humbje

Juventus vazhdon të marshojë bindshëm drejt titullit të 35 kampion në historinë e saj, të tetin radhazi të një cikli që duket i pashtershëm në futbollin italian.

17:44
Taksa 100%, Reeker thirrje sërish Kosovës për ta hequr

Ndihmës sekretari i ardhshëm i Shtetit për Europën dhe Azinë, Philip Reeker i bëri edhe një herë thirrje autoriteteve të Kosovës të pezullojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.

17:17
Ambasada e SHBA, thirrje amerikanëve: Shmangi protestat

Ditën e nesërme para Parlamentit do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës në të njëjtën kohë që betohen 4 nga deputetë e “opozitës së re” që po formësohet pasi Lulzim Basha dhe aleatët e tij vendosën të djegin mandatet.

16:43
SHBA-BE, “normalizohet” situata. Evropianëve u kthehet statusi

Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë rikthyer misionin e BE-së në Washington në statusin e tij të mëparshëm, duke e quajtur bllokun si një nga “partnerët e tyre më të vlefshëm”.

16:05
Federer fiton titullin e 100. Ngjitet në renditjen ATP

Të shtunën Roger Federer fitoi turneun e Dubait pasi mundi në finale Tsitsipas duke regjistruat kështu titullin e tij të 100 në karrierë.

15:58
Top Talk/ Luan Rama: Pranojmë çdo interlokutor. Nuk pranojmë këshilla nga ndërkombëtarë që nuk përfaqësojnë asgjë

Luan Rama u shpreh në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se opozita nuk ka komplekse nëse Presidenti i Republikës i thërret të gjitha palët në një tryezë për zgjidhjen e krizës politike.

15:54
Top Talk/ Luan Rama: KQZ në shkelje të ligjit. Nuk është mbyllur procedura e dorëheqjes nga mandatet

Luan Rama, zv/kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, komentoi në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja marrjen e mandateve nga ana e 4 deputetëve të rinj nga lista e LSI-së.

15:48
Top Talk/ Opozita nuk ndal protestat, Luan Rama: Ka një paralajmërim për policinë

Luan Rama, zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i bëri thirrje nga studioja e Top Talk drejtuesve të policisë që të mos tejkalojnë kompetencat e tyre gjatë protestës së opozitës ditën e nesërme.

15:41
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve shpall zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve në Tuz

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tuz shpalli sot rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Komunën e Tuzit, sipas të cilave Forumi Shqiptar është fitues me 16 vende në parlamentin lokal.

15:36
Duhani, tjetër kufizim. Përgatitet ligji për ta shitur me licencë të veçantë

“Trendy” më i ri tek të rinjtë kohët e fundit duket se është heqja dorë nga konsumi i duhanit.

15:34
Piktori i hiperrealizmit. Krijimet pothuajse të vërteta të Gëzim Metës

Hiperrealizmi më shumë i imponohet reales sesa e hap në thelb atë. Një ndërmjetësues i mirë ndërmjet objekteve në natyrë dhe ndjenjave personale, ky lloj arti është pak i aplikuar në vendin tonë.

15:32
Ermal Meta, sot në Tiranë. Koncert në Pallatin e Kongreseve

Pas suksesit të një viti më parë në Sanremo, kantautori shqiptar Ermal Meta vjen sot në mbrëmje me një koncert për publikun shqiptar në Pallatin e Kongreseve.

15:31
Thesaret e Pazarit të Gjirokastrës. Punimet nxjerrin në dritë historinë e disa shekujve më parë

Pazari historik i Gjirokastrës po zbulon rrënoja të tjera me interes të lartë për rishkrimin e historisë.

15:26
Shkumbini, lumi i plehrave

Pranvera është stina ku bie më shumë në sy gjendja katastrofike e mjedisit në vendin tonë.

15:19
Veseli kërcënon Haradinajn: Më parë bie qeveria se largohet baza amerikane

“Më parë ikën qeveria se largohet Bonsteel-i”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi nga Mitrovica se çdo qeveri që rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara dhe bazën kryesore të ushtrisë amerikane në Kosovë, mund të bjerë.

14:20
Nesër betohen 4 deputetët e rinj, Basha: Vendimet e Kuvendit nuk i njohim. Ja arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh dhe kriminelësh, nuk njihet nga opozita”.

14:12
Lindje/ Perëndim – Muri i Trumpit, a do të funksionojë apo jo?

Mure nga këto që ndajnë kombe, ka pasur në të gjithë historinë e njerëzimit, por ai që Donald Trumpi kërkon të ndërtojë në kufirin me Meksikën është padyshim më i përfoluri i ditëve tona.

13:41
Ndërron jetë Keith Flint i grupit Prodigy

Ylli i Prodigy, Keith Flint, i famshëm për hitin e viteve `90 “Firestarter”, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në moshën 49-vjeçare.

13:26
Kinezët padisin Kanadanë. Reagimi për arrestimin e drejtueses së Huawei

Meng Wanzhou, shefja e financave të gjigantit kinez të teknologjisë, Huawei, ka paditur Kanadanë për arrestimin e saj në aeroportin e Vankuverit dhjetorin e vitit të kaluar me kërkesë të SHBA-së.

13:19
Orban: PPE, idiotë të dobishëm

Viktor Orban përdori fjalë të ashpra kundër kritikëve të tij në PPE, duke i quajtur “idiotë të dobishëm”.

13:10
Vajza e ish-futbollistit argjentinas zbret në “fushë” (Foto)

Charlotte Caniggia vijon të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale me fotot e shumta që poston.

13:01
Reforma në Polici, Rama: Tranzicion i butë për…

Duke vlerësuar punën dhe arritjet e Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama ka theksuar se do të vijojë të adresohet problemi i moshës dhe i shkollimit në radhët e Policisë së Shtetit.

12:56
Themeluesi ndërroi jetë, muzeu i hebrenjve shqiptarë rrezikon mbylljen

Muzeu i vetëm hebraik i Shqipërisë është në prag të mbylljes.

12:38
Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, ja sa burg kërkon prokuroria për autorët

Prokurori ka shpallur pretencën për vrasjen e Marvi Mihalit: Dejvi Bitra, 24 vite; Marsel Alla, 20 vite; Gridens Alla, 25 vite; Eugen Bitraj, 18 vite.

12:34
Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas 67-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur paraditen e sotme, në Sukth të Durrësit.

12:28
Korrupsioni, jemi në vendin e 72-të

Një shprehje e lashtë kineze thotë se korrupsioni dhe zogu në fluturim vështirë të kapen. Sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit për 2018, të publikuar nga “Ëorld Justice Project”, një institut ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ynë renditet i 72-ti ndër 126 vende gjithsej.

12:23
E rëndë në Korçë, djali mbyt nënën 80-vjeçare

Në qytetin e Korçës është gjetur e pajetë një 80-vjeçare, e cila dyshohet që është mbytur nga i biri.

12:17
Mandatet e 4 deputetëve të rinj të LSI, KQZ miraton zëvendësimet

KQZ është mbledhur sot për t’i dhënë mandatet 4 deputetëve të rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

12:09
Kreu i ri i Tuzit: Administratë që flet shqip

Me t’u konfirmuar fitorja e koalicionit “Malësia na bashkon” në zgjedhjet e Tuzit, Nik Gjeloshaj, kandidati i dalë nga bashkimi i tre partive shqiptare, tregoi se cilat do të jenë prioritetet në komunën e lënë pas dore për një kohë të gjatë.

11:50
Pestot/Salcat, shefat e kuzhinës: Ja disa kombinime dhe sekrete që mund ti realizoni në shtëpi

Pestot janë salsat që i japin akoma edhe më shumë shije gatimeve dhe pjatave.

11:43
Në shtëpinë tonë/ Flori bën një “Sfidë” me kampionen e Volejbollit Çezarina Xheka

Çezarina Xheka, është kampione e Volejbollit për femra me ekipin e Partizanit. Ajo prej 9 vitesh udhëton çdo ditë nga Durrësi në Tiranë për të bërë stërvitje për ekipin e saj.

11:38
Dhuna ndaj gjyqtarit, Shoqata e Arbitrave: Policia po bëhet partnere me krimin!

Dhuna ndaj arbitriti Eldorjan Hamiti në përfundim të ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit ka sjellë edhe reagimin e Shoqatës së Arbitrave.

11:27
Deklarata e fortë e kreut të Shoqatës së Arbitrave: Mund të bojkotojmë garën!

Kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, në konferencën për shtyp të organizuar nga FSHF mbi dhunën ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti, deklaroi se vazhdimi i kampionatit është në rrezik serioz.

11:24
Dhuna ndaj arbitrit, reagim i ashpër i FSHF-së: Ku është shteti dhe policia?

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ilir Shulku doli të hënën në një konferencë për shtyp pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në takimin Kamza-Laçi.

11:09
Kapsula hapësinore “Dragon”, kalon me sukses një tjetër test

Kapsula e re hapësinore amerikane, është ankoruar me sukses pranë stacionit hapësinor ndërkombëtar, në kuadër të misionit të saj testues.

11:01
Wake Up/”Antigona” drama që i flet mbretit që do timon

Një nga tragjeditë më të fuqishme të gjitha kohërave do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, nën drejtimin e regjisores franceze, Andrea Brusque.

10:57
Wake Up/ Çipa: Nuk mjaftojnë vetëm marrëveshjet, duhet riformatuar gjithë sistemi medias

Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se informaliteti në media është rritur ndjeshëm , si pasojë edhe mediave online që janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

10:51
Ja kur do të bëjnë betimin 4 deputetët e rinj të Parlamentit

4 deputetët e rinj të Parlamentit do të bëjnë betimin ditën e nesërme, kur është njoftuar për seancë në orën 10:00.

10:50
Wake Up/ Aleskandër Çipa: Sadije Agolli, lexuesja e parë e librit tim

Gjatë kësaj fundjave gazetari Aleksandër Çipa ka promovuar librin më të ri me poezi “Deti nuk ka portë”.

10:49
Wake Up/ Shqiptarët çdo ditë e më shumë i qasen mjekësisë alternative

Azem Nela është ndër të vetmit profesionistë të mjekësisë alternative në vendin tonë.

10:27
Kandidati i PD-së kërkon mandatin e deputetit në KQZ. Dorëzon formularin e dekriminalizmit

Lefter Maliqi, ish-kandidat i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, ka dorëzuar të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) formularin e dekriminalizimit.

10:27
Vetting, konfirmohet në detyrë kreu i Prokurorisë së Apelit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Dritan Peka.

10:05
SHBA, 23 viktima nga tornadot në Alabama

Tornadot lanë pas një vazhdë shkatërrimi në kontenë Lee të Alabamës Lindore.

09:46
Kongresi do të hetojë Presidentin Donald Trump

Një komision i dhomës së përfaqësuesve në SHBA po kërkon dokumente që vërtetojnë pengimin e drejtësisë, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin nga ana e presidentit Donald Trump dhe ndihmësve të tij.

09:19
Vrasja në bllok, gjykata lë të lirë të fejuarin e Elvana Gjatës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Ervin Matën, i pranishëm gjatë ngjarjes së rëndë në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elion Hato.

08:47
NATO forcon prezencën ushtarake në Detin e Zi

Aleanca atlantiko-veriore ka përforcuar prezencën e saj në Detin e Zi, duke i dërguar sinjale të qarta Rusisë dhe Ukrainës. Luftanija amerikane, Donald Cook, që ka qenë e vendosur në Spanjë, me sisteme mbrojtëse kundër raketave, është vendosur tashmë në Detin e Zi.

08:32
NBA, Pau Gasol bashkohet me ekipin më në formë të momentit

Pau Gasol, i cili para dy ditësh prishi kontratën me San Antonio Spurs pas pakënaqësive për minutat e luajtura, ka zyrtarizuar kalimin e tij te Milwaukee Bucks.

08:20
Gjermania rrit pagat për punonjësit e sektorit publik

Pas protestave dhe negociatave të shumta, në Gjermani u vendos rritja e rrogës për shumë kategori punonjësish.

E diel, 03 Mars 2019
23:16
Edhe Tuzi me drejtues shqiptar, Nikë Gjeloshaj fiton zgjedhjet e para për komunën

Tuzi për të parën herë i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës e kjo është konsideruar një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi.

23:08
Viti 2019 nis i vështirë, të ardhurat në buxhet kanë rënë me 2.5 %

Viti 2019 ka nisur i vështirë për financat e shtetit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në janar të ardhurat në buxhet ranë me 2.5 për qind, ose gati 900 milionë lekë, krahasuar me një vit më parë.

22:51
Startojnë audicionet e “Top Talent II”, transmetohen live në kanalin e Top Channel, në Youtube

Startuan audicionet e përgjithshme të spektaklit Top Talent 2, Talent show i Top Channel, që është në kërkim të gazetarëve, prezantuesve dhe interpretuesve.

22:38
Juventusi fiton në shtëpinë e Napolit dhe “vret” garën për titull

Juventusi “vret” përfundimisht garën për titull në Serinë A. Skuadra bardhezi fitoi 1-2 në “San Paolo” me Napolin ndjekës, me diferencën mes dy skuadrave që shkon 16 pikë.

22:08
Open Data Albania: Më shumë se gjysma e koncesioneve, fitohen nga kompani guaskë

Një pjesë e mirë e koncesioneve në vlera të mëdha monetare dhe në afate të gjata në vendin tonë, u janë dhënë kompanive guaskë, të cilave nuk u dihen aksionerët dhe janë të regjistruara në vende si Holanda.

21:51
SHBA-të dhe Koreja e Jugut, ndërpresin stërvitjet e përbashkëta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë vendosur që të mos kryejnë më manovrat e përvitshme ushtarake, me qëllim që të ndihmojnë përpjekjet diplomatike me Korenë e Veriut.

21:33
Dhuna ndaj arbitrit, policia arreston presidentin dhe drejtuesit e Kamzës

Pas incidenteve të turpshme në përfundim të sfidës Kamza-Laçi, ku u dhunua arbitri kryesor, Eldorjan Hamiti, ka reaguar edhe policia e shtetit.

21:06
Maqedonia e Veriut, Pendarovski zyrtarizohet si kandidat për president

Në Kongresin e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), është zyrtarizuar kandidatura e Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 21 prill.

20:39
“Taken by Albania”, videoja që promovon Shqipërinë me një apel për Liam Neeson

Videoja e re që promovon Shqipërinë dhe bukuritë e saj, përmes një apeli drejtuar aktorit irlandezo-verior, Liam Neeson, që të vijë dhe të zbulojë vendin tonë, është bërë një hit i vërtetë në mediat sociale.

20:23
Java e modës në Paris, “festa” e Tommy Hilfiger e Zendaya

Me Grace Jones plot 70 vjeç, e veshur me një body të artë, xhaketë dhe çizme kaubojs, Tommy Hilfinger ndalet në Paris, në teatrin e Champs Elysees, për të prezantuar shoun e tij “Shiko tani, bli tani”, me yllin e këtij sezoni, ambasadoren e re globale, aktoren dhe këngëtaren amerikane Zendaya, e ftuar për të stiluar një koleksion të ri, në bashkëpunim me stilistin.

20:11
Nikë Gjeloshaj intervistë për Top Channel: T’u japim mesazh bashkimi të gjithë shqiptarëve

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ndoqi zhvillimet në Tuz, ku po zhvillohen për herë të parë zgjedhjet vendore për komunën atje, ndërsa pak minuta para mbylljes së procesit të votimit, mori edhe një intervistë nga kandidati shqiptar për të drejtuar komunën, Nikë Gjeloshaj.

19:44
Minutat e fundit të votimit në Tuz, kandidati shqiptar i bindur për fitoren

Tuzi për të parën herë i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës e kjo është konsideruar një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi.

19:32
Liverpool “ngec” në derbi dhe dorëzon kreun e tabelës

Pas shumë javësh në kryesim, Liverpooli detyrohet t’ia lërë vendin e parë Manchester City-t. “The Reds” nuk arritën të merrnim maksimumin e pikëve në derbin ndaj Evertonin, pasi asnjëra prej skuadrave nuk mundi të shkonte te goli, edhe pse rastet e pastra, sidomos për Lverpoolin nuk munguan.

19:28
Shkodra feston karnavalet, organizohen aktivitete të shumta

Prej 2 ditësh qyteti i Shkodrës është në festën e karnavaleve. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve performuan në sheshin para bashkisë, duke krijuar një atmosferë festive.

19:08
Kastrioti merr një pikë shprese në Vlorë, Sukaj rikthehet te goli

Rikthehet pas afërsisht 10 muajsh me gol në Kategorinë Superiore Xhevahir Sukaj (për herë të fundit kishte realizuar me Vllazninë në fitoren 1-5 në Korçë).

18:40
Kosovë-Shqipëri, ja kur pritet të hiqet tarifa “Roaming”

Tarifat e roamingut në telekomunikacion mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të hiqen në muajin maj të këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj.

18:27
Kryemadhi sulmon kandidatët që pranuan mandatin e deputetit

Një ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’u japë mandatin e deputetit 4 kandidatëve të LSI-së, të cilët dolën kundër vijës së partisë, Monika Kryemadhi i etiketoi si “tradhtare”.

18:09
Chelsea fitore me “aromë napolitane” ndaj Fulhamit

Në Premier League, përtej duelit të titullit mes Manchester City-t dhe Liverpoolit, ka edhe një garë të ashpër për vendin e katërt, pozicioni i fundit që të jep mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.

17:47
Bardhi: Seancat plenare nuk janë si PPP-të e Edi Ramës, publikoni orarin

Sekretari përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje Edi Ramës që të “lejojë Gramoz Ruçin që të bëjë publike orën e seancës plenare”.

17:43
Trump kundër Mueller, kritika të ashpra para raportit

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një sulm të ashpër mbi këshilltarin e posaçëm Robert Mueller dhe kritikëve të tij në një takim me konservatorët.

17:21
Shuhet Yannis Behrakis, fotografi grek që memorizoi konfliktet

“Një fotografi mund të ndryshojë botën, ta bëjë më të drejtë”, ishte moto e fotografit të madh grek, Yannis Behrakis, për të cilën punoi dhe luftoi gjatë gjithë jetës së tij, derisa lufta me kancerin e ndali sot në moshën 58-vjeçare.

16:56
Altin Basha, programet paralele të humorit, shumë punë për arritur tek bishti i Portokallisë!

Në “Këndin e së vërtetës” përballë Fjoralba Ponarit në “ E Diell”, regjisori Altin Basha jo vetëm që nuk pranon që Portokallia ka ulur nivelin, por është më lart se 15 vite më parë.

16:31
Penallti në minutën e fundit, dhunohet arbitri në Kamëz (Foto)

Një penallti e vërshëllyer në minutën e fundit shtesë të takimit Kamza-laçi, në favor të skaudrës kurbinase, i ka kushtuar shtrenjtë gjyqtarit kryesor të ndeshjes Eldorjan Hamiti.

16:17
Flaka Krelani preket në “E Diell”, shpresoj që babai të jetë i lumtur për ne…

Një videomontazh me fotot e fëmijërisë krah babait të saj, e ka prekur tej mase këngëtaren gjakovare Flaka Krelani në studion e “E Diell”.

16:11
Flaka Krelani imiton në mënyrë perfekte Eli Farën, Irini Qirjakon, Bujar Qamilin & Nexhmije Pagarushën në “ E Diell”.

Që Flaka Krelani është e talentuar në muzikë dhe kërcim, këtë e ka dëshmuar prej vitesh suksesi në skenë sikurse edhe sot me këngën e saj “Def Star” apo “Billy Jean nga Michael Jackson e që ndezi nga të katërta anët studion e “E Diell”.

15:47
Cili është futbollisti shqiptar që ka flirtuar me Flaka Krelanin?

“Po, më kanë ngacmuar futbollistë” ka pranuar fare qartë dhe pastër Flaka Krelani në “E Diell”, teksa u pyet për këtë fakt.

15:32
Flaka Krelani e thotë hapur: Po, kam blerë rroba të përdorura!

Të blesh rroba të përdorura të njohura ndryshe “second hand clothes” është një realitet që pakkush nga artistët shqiptarë e pranon, e jo më ta thotë hapur.

15:10
Kriza politike shqetëson operatorët turistikë

Plot diell e ngrohtësi, muaji mars ka rikthyer gjallërinë në brigjet e Adriatikut këtë fundjavë. Edhe kroçeret turistike kanë sjellë turistë të huaj, duke çelur një sezon të hershëm, që premton të jetë i suksesshëm. Por klima e tensionuar politike në vend, ka shkaktuar shqetësim te operatorët turistikë shqiptarë.

14:38
Nik Gjeloshaj: Merrni pjesë në këtë vendim historik, Malësia do triumfojë në Tuz

Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Mal të Zi, pasi për herë të parë në Tuz votohet për kreun e komunës.

14:20
Rindërtimi pas përmbytjeve, kryebashkiaku Veliaj i jep familjes Mici çelësat e shtëpisë se re

Shtatë anëtarët e familjes Mici, nga fshati Mazrek i Tiranës, tanimë kanë një shtëpi të re, pas shkatërrimit të shtëpisë që kishin, nga reshjet e dendura të shiut.

14:03
Bushati: Tre muajt e ardhshëm janë vendimtarë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Djegia e mandateve dhe protestat e vazhdueshme nga opozita janë komentuar së fundmi nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

13:59
Në punishten e skulptorit 83-vjeçar, që ka bërë bustet e figurave të kombit

Bujar Elmazi është 83 vjeç, por ende nuk heq dorë nga skulptura, një profesion të cilin e ushtron prej rreth 60 vitesh.

13:45
Demokratët protestojnë në Maliq, bëjnë thirrje për largimin e Ramës

Opozita shqiptare ka kthyer sheshet në “Parlament”, ku me qytetarët që i bashkohen nismave të saj përpiqet të tregojë se duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

13:32
Putin urdhëron lirimin nga “burgu i balenave” për 100 gjitarë deti “të zbutur” (Foto)

Pas një fushate të mbështetur nga aktori Leonardo Di Caprio, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar lirimin e rreth 100 orkave dhe belugave, të cilat mbaheshin në një “burg balenash”, me synimin për “t’u zbutur”.

13:13
Kryemadhi: Përballja jonë vetëm me Sektin Kriminal të Rilindjes

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së, u ndal në zhvillimet e fundit politike.

12:56
Kamera rreth parlamentit, policia nuk jep lejë për protestën e opozitës aty

Dy ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita ambientet jashtë oborrit të Parlamentit, blindohen me kamera sigurie.

12:40
Anarkistët sulmojnë një rajon policie në Athinë

Një sulm i koordinuar ka ndodhur në rajonin e policisë të Akropolit, në qendër të kryeqytetit grek, Athinë.

12:14
Dy makina dhe dy biçikleta përfshihen në aksident pranë Peqinit (Foto)

Dy mjete dhe dy biçikleta janë përfshirë në një aksident te regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

11:59
Porti i peshkimit në Vlorë, i mbushur me anije të mbytura

Në hapësirën e portit të peshkimit në Vlorë, ka më shumë anije të mbytura se sa në gjendje pune. Në gjithë Europën, një port peshkimi është një vend i pëlqyer edhe nga turistët, por në Vlorën që kërkon shumë nga turizmi, flota e peshkimit i ngjan një magazine skrapi.

11:47
Nis rehabilitimi i lagjeve në rrugën e Kavajës, Veliaj: Jemi kudo, nga qendra në periferi

Një tjetër lagje në kryeqytet po transformohet tërësisht. Pas rehabilitimit të rrugës së Kavajës, një vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të lagjeve në të dy anët e saj.

11:43
Rrëfehet Fratani: Blinim gjyqtarët dhe drogonim kundërshtarët me shishet e ujit

Pas më shumë se 25 vitesh, mbi Olympique Marseille, e sidomos ish presidentin e saj, Bernard Tapie, bie hija e korrupsionit. Ai që e bëri këtë ishte ish bashkëpunëtori i Tapie në vitet 80-90, Mark Fratani teksa ka folur për të përditshmen Le Monde duke ngritur akuza të rënda ndaj tij.

11:20
Kamza vetëm për fitore me Laçin, Kastrioti kërkon befasinë në Vlorë

Kategoria Superiore do të vijë sot me dy sfidat e fundit të javës së 24-t, teksa në fushë do të zbresin dy skuadrat që luftojnë për mbijetesë, Kamza dhe Kastrioti.

11:07
Luhet derbi i Liverpoolit, ‘The Reds’ kërkojnë rikthimin në krye

Pasditja e së dielës do të përcjellë emocionet që vijnë nga dueli Everton-Liverpool në Premier Leaguen angleze, e me siguri që gjermani Jurgen Klopp do të presë të gjejë një atmosferë të zhurmshme dhe festive në “Goodison Park”, siç e kërkon në fakt tradita e derbit të Merseyside që ndër vite ka qenë derbi më miqësor dhe paqësor në një kampionat të luftuar dhe shpesh të shënuar nga incidentet e shpërthimet e turmave agresive.

11:00
Mbahen për herë të parë zgjedhjet vendore në Tuz, shqiptarët kërkojnë komunën

Për herë të parë në Tuz votohet sot për të zgjedhur kryetarin e komunës. Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi. Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë në këtë ditë nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.