Aksident në autostradë, ndërron jetë kalimtari. Nuk dihet identiteti i tij

22/11/2019 18:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës ku si pasojë ka mbetur një viktimë.

Akoma nuk dihet identiteti i personit që ka humbur jetën, teksa shoferi i mjetit tip “Fiat” është shoqëruar për në komisarjat.

Njoftimi:

Aksident me vdekje në autostradë, humb jetën këmbësori

Të premten, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh., 37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel