“Për zbatimin e vetingut në gjyqësor, BE kërkon që fillimisht të gjenden mënyra që të mendohet, pastaj të zbatohet, duke e parë përvojën e Shqipërisë ku janë zbrazur më shumë se 200 vende të cilat nuk munden pastaj të mbushen”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

“Por, tanimë Akademia prodhon 60 kandidatë, menjëherë në fillim të vitit 2020 do të vazhdojë me 60 kandidatë. Kemi biseduar me BE-në dhe duam të arrijmë të ashtuquajturën “linjë të shpejtë” e cila do të japë mundësi që të gjithë juristët me mbi 5 vjet prëvojë pune, duke aluduar para se gjithash në bashkëpunëtorët profesional në prokurori dhe gjykata, avokatë, por edhe juristë tjerë të cilët kanë përvojë praktike të mund 3-4 muaj të shkojnë në testim, ta marrin provimin dhe të mund të jenë prokurorë apo gjykatës të ardhshëm, si vend kandidat edhe atë prej në fillim do ta bisedojmë”, tha Zaev.
Ai gjithashtu theksoi se në procesin e vetingut nuk mund të marrin pjesë politikanët.
VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Top Channel