Ëndrra europiane, dy emigrantë gjenden të fshehur brenda sediljes dhe kroskotit të makinës

22/11/2019 17:05

Dy adoleshentë janë gjetur të fshehur në një makinë që udhëtonte nga Maroku drejt Spanjës në vende shumë të çuditshëm.

Njëri është gjetur brenda sendiles së prapme të makinës ndërsa tjetri ishte futur në kroskot.

Adoleshentët, 17 dhe 19 vjeç, nga Guinea, po përpiqeshin të hynin në Melilla, kur zyrtarët civilë të policisë të Spanjës ndaluan makinën për një kontroll rutinë.

Ata u gjetën pasi policia përdori një “makinë zbulimi të rrahjeve të zemrës” për t’i gjetur ata, sipas një raporti.

Fshehje të tilla janë shumë të popullarizuara nga vendet e Afrikës, ku me çdo kusht ata duan që të futen në Europë.

/A.Pali/

FOTO GALERI
1/5

Top Channel