Katër në pesë 11 deri në 17-vjecarë në botë nuk bëjnë sa duhet ushtrime fizike sipas një analize të parë të këtij lloji.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shëndeti i fëmijëve po dëmtohet e po ashtu edhe zhvillimi i trurit të tyre dhe aftësitë sociale. Sipas OBSH, kjo po ndodh për shkak të mos kryerjes së një ore në ditë ushtrime, të rekomanduara, cka përbën një problem universal në vendet e pasura dhe të varfra. Djemtë janë më aktivë se vajzat në thuajse të 146 vendeve në të cilat është shtrirë studimi, përjashtuar vetëm katër vende.

Sipas studiuesve, ushtrime fizike janë vrapi, ciklizmi, noti, futbolli, kërcimi, gjimnastika  e thuajse gjithçka tjetër që e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe mushkëritë të mbushen më fort.

Ekspertët sugjerojnë rreth 60 minuta ushtrime në ditë që sipas tyre bëjnë mirë për shëndetin në fëmijëri por edhe në të ardhmen. Adoleshentët aktivë kanë më shumë gjasa të jenë edhe të rritur aktivë – thonë ata. Për më tepër, qenia aktive redukton rrezikun e shumë sëmundjeve që nga infarktet e deri tek diabeti i tipit 2.

Top Channel