Vrau motrën binjake duke e goditur me thikë – momenti kur amerikanja shpërthen në lot, para se të mësojë dënimin nga gjykatësi

22/11/2019 19:09

Amanda Ramirez – një grua nga New Jersey e cila goditi me thikë për vdekje motrën e saj binjake Anna Ramirez – është dënuar me 6 vjet burg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Amanda, 27 vjeçe, mori të enjten lajmin e dënimit ndërsa qëndroi në Gjykatën e Lartë të Qarkut Camden.
Pasi gjykatësi dha dënimin e saj, Amanda lëshoi një ndjesë të përlotur, duke thënë se ajo kurrë nuk donte që motra e saj të vdiste.
“Unë e di se nuk ka asgjë që mund të them për të justifikuar atë që bëra”, tha Amanda. “Unë thjesht dua ta sqaroj se kurrë nuk kam pasur qëllime t’i marr jetën motrës time binjake”.
“Të jetosh me faktin që ajo nuk është më gjallë është shkatërruese”, vazhdoi Amanda. “Unë thjesht dua t’i kërkoj falje edhe familjes sime. Shpresoj që të gjithë mund të më falin”.

FOTO GALERI
1/2
Kjo foto tregon Anna dhe Amanda Ramirez (e veshur me veshje identike) si vajza të reja që pozojnë me kushëriren e tyre

Top Channel