Një i arrestuar, sekuestrim i lëndës narkotike, të një sasie parash të përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike- ky është rezultati i një operacioni policor në Lezhë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P.,20 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas, shpërndante lënde narkotike në doza të vogla, në lagjen “Gurra”, në kuadër të operacionit “Gurra”, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 30 qese të vogla farmaceutike, një peshore elektronike,315 000 lek të reja dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Top Channel