Foto ilustruese

Një i ri ka rënë në pranga nga policia e Durrësit sa i takon goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Kështu u arrestua I.H., 22 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se ky shtetas në automjetin që përdorte mbante lëndë narkotike për ta shpërndarë në doza të vogla. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin dhe kanë bërë bllokimin e tij së bashku me drejtuesin e mjetit, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 76 dozash lëndë narkotike cannabis sativa.

Top Channel