Paris Saint Germain “vrapon” drejt titullit të radhës kampion në Francë, pasi mbrëmjen e sotme mposhti Lillen 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 14 dhe u ngjit në kuotën e 33 pikëve, plot 11 më tepër se Marseille e vendit të dytë, që do të luajë të dielën.

Në “Parc des Princes” u rikthye si titullar braziliani Neymar, që la pas dëmtimin, ndërsa sfidën e zhbllokoi goleadori i këtij sezoni te PSG, argjentinasi Mauro Icardi, që shënoi pas një asisti të Gueye në minutën e 17’.

Në të 31-tën ishte një tjetër argjentinas, Angel Di Maria, që shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e marrë nga gjermani Julian Draxler dhe shënoi golin e dytë, dukë vënë nën kontroll një ndeshje që pritej të ishte më e komplikuar për kryeqytetasit.

Pjesa e dytë ishte me raste të shumta për të dy skuadrat, teksa trajneri Tuchel hodhi në fushë edhe Mbappe e Cavanin, por deri në vërshëllimën finale të arbitrit, rezultati mbeti i pandryshuar, 2-0 në favor të PSG-së, që kryeson e shkëputur kampionatin francez.

Top Channel