Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” shtetasin Marash Arra, i dyshuar fillimisht për vrasjen e kushëririt të tij, Lazer Arra në Shosh të Dukagjinit.

Por ndryshe nga policia, prokuroria ngriti vetëm akuzën “për moskallëzim krimi”. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa pala mbrojtëse “detyrim paraqitje” dhe në fund gjykata e la me “arrest shtëpie” duke bërë që të lirohet nga paraburgimi, ndërsa ishte me masën e sigurisë “arrest me burg”.

I dyshuari Marash Arra e ka mohuar që në fillim akuzën ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e kushëririt dhe se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë. Në gjykatë kanë mbërritur edhe përgjigjet për provat materiale dhe shtetasi Marash Arra nuk rezulton i përfshirë në asnjë përgjigje ekspertimi.

  Vrasja e Dukagjinit/ Arrest me burg për Marash Arrën, i dyshuar për vrasjen e kushëririt

Top Channel