Arrest me burg për 40 ditë- ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Marash Arrën, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Lazer Arra.

Ishte vetë prokurorja e çështjes Esmeralda Ndoci, ajo e cila kërkoi këtë masë sigurie me afat për të pritur aktet e ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese. Ndërkohë gjyqtare e çështjes është Ermira Dedja.

Në sallën e gjyqit i dyshuari nuk ka pranuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Ju kujtojmë se ngjarja ndodhi në Shosh të Malësisë së Dukagjinit, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Lazer Arra ndërsa po transportonte ushqimet e dimrit.

Top Channel