Adoleshentja humb virgjërinë me burrin 24 vite më të madh dhe me të dashurën e tij

23/11/2019 11:43

Një vajzë e re udhëtoi më shumë se 800 kilometra nga Idaho në Utah në SHBA për të humbur virgjërinë e saj me një burrë 24 vite më të madh në moshë se ajo dhe me të dashurën e tij.

Ata prej tre vitesh tashme jetojnë së bashku. Gabrielle Resse ishte 18 vjeçe kur takoi për herë të parë Jacob Boswell dhe Megan Muirhead. Ata kanë biseduar për tre muaj me njëri tjetrin dhe më pas janë takuar. Madje 21-vjeçarja i ka lajmëruar prindërit e saj se po planifikonte të martohej me dikë që ishte përafërsisht sa mosha e tyre. Gjithashtu ajo ka deklaruar për mediat se gjithmonë i kanë pëlqyer burrat me shumë vite diferencë nga ajo.
Gabrielle e cila është biseksuale është shprehur se marrëdhënia midis tyre të treve është e shëndetshme, por duke shtuar që xhelozia shpesh është burim sherri mes tyre.

“Kam humbur virgjërinë time që në javën e parë që jam takuar me çiftin. Asnjëherë ne nuk e diskutuam si plan por të tre ishim shumë të interesuar dhe të hapur për të eksperimentuar. E gjithë kjo ishte emocionuese dhe diçka e re. Që natën e parë e shikuam që mes ne të treve kishte shumë kimi dhe ishim shumë të përfshirë. Jackob dhe Megan janë dy më të rritur, ndërsa unë nuk kam pasur përvojë”, u shpreh 21 vjeçarja.

Gabrielle thotë që nuk ka asnjë peng që virgjërinë e ka humbur në këtë mënyrë madje ndihet e lumtur që gjithçka shkoi në këtë mënyrë.

“Humbja e virgjërisë sime ndaj një djali dhe një vajze, sfidoi në të gjitha aspektet seksualitetin tim. Vajzat janë të buta dhe të brishta ndërsa burrat janë më dominues. Asnjëherë nuk e kisha menduar se si do ta humbisja virgjërinë time, por unë nuk kam asnjë keqardhje. Ne jemi akoma këtu tre vjet më vonë dhe unë jam shumë e lumtur për këtë gjë” u shpreh Grabielle.

Gabrielle pranon se ajo ishte ndryshe nga moshataret e tjerë, pasi nuk pëlqente djemtë të moshës së saj por burra të mëdhenj në moshë. Kur mbushi 18 vjeç, ajo u bashkua në një faqe në internet që bashkonte vajza të reja më burra të rritur dhe në tetor të vitit 2016, u njoh me Jaocb dhe Megan. Ajo e takoi çiftin disa ditë para se të mbushte 19 vjeç.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel