Qetësia e ruajtur me shumë mund në kuzhinën e Hell’s Kitchen, për aq kohë sa aty ishin fëmijët, do të prishej menjëherë pas ikjes së tyre.

Gjatë përgatitjeve të sfidës së restorantit shef Renato nuk do të kishte më pikë mëshire ndaj askujt, si për të nxjerrë dhe nervin e mëngjesit që e kishte akumuluar brenda vetes, për hir të mysafirëve të vegjël.

Riktheu pafund gatimet mprapsht, theu pjata e përmbysi tiganë. Meridianit ia hodhi pjatat në trup, Ledjonit ia flakëriu të gjitha pjatat njëherësh nga banaku, Kristinës ia mori tiganin me vaj të nxehtë nga duar e ia hodhi tutje.

Për një moment kuzhina u kthye në një katrahurë ku enët e kuzhinës gjendeshin pothuajse të gjitha të hedhura në tokë. Për një moment dukej se djallin nuk mund ta ndalte më asgjë e askush. Kjo gjendje shkaktoi shumë ankth e tension mes konkurrentëve.

Gjithçka kishte ndodhur në mëngjesin e ëmbël me fëmijët u fshi e u harruar sa hap e mbyll sytë. Momentet e bukura nuk mund të zgjasin shumë në kuzhinën e ferrit!

FOTO GALERI
1/7

Top Channel